Veseli dhe Ostreni do bahen bashkë në zgjedhjet vendore

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi dhe kryetari i UNITETI-it, Gëzim Ostreni ka vazhduar takimet për koordinuar rreth bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Agjencia e lajmeve INA mëson sed dy partitë tani më janë dakorduar që të garojnë me kandidatë të përbashkët në disa komunave shqiptare.

Së fundi ata kanë publikuar lajmin se do të mbështesin djalin i dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit 1997, Shpat Iseini si kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit.

“Iniciativa e rinisë së Gostivarit për të filluar një faqe të re të organizimit shoqërorë në komunën e Gostivarit është një akt sublim që meriton përkrahje të pakontestueshme. Ky akt bëhet edhe më kuptimplotë për arsye se kanë arrit të marrin pëlqimin e djalit të dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, pikërisht në 20 vjetorin e ngjarjeve më tragjike që e karakterizon historikun e komunës së Gostivarit.StrugaLajmStrugaLajm

Për këtë arsye, kemi nderin tiu informojmë publikisht dhe zyrtarisht se RDK dhe UNITETI bashkarisht, në emër të Aleancës për Shqiptarët, kanë vendosur që ta përkrahin zyrtarisht iniciativën e rinisë së Gostivarit për ta kandiduar për kryetar të komunës së Gostivarit, djalin e dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinin.StrugaLajm

Apelojmë dhe shpresojmë që kësaj iniciative sublime dhe mjaft të qëlluar ti bashkangjiten të gjithë subjektet tjera, organizatat e ndryshme qytetare, të gjith qytetarët e komunës së Gostivarit pa dallim, të përkrahin përfaqësimin e denjë të gjeneratës së re, Shpat Iseinin, dhe të hapim një faqe të re të historisë së komunës së Gostivarit”, thuhet në njoftim.

Ditëve në vijim, Ostreni e Memedi do të pulikojnë edhe emrat e kandidatëve tjerë të me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

 

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...