Reklamo ketu!

Veseli largohet nga qeveria:Nuk bej pazar

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka theksuar se partia e tij largohet nga koalicioni qeverisës me LSDM-në dhe partitë e tjera.

“Nuk mund të ketë pazar me këtë ministri dhe unë nuk kam mandat të bëj pazar në emër të shqiptarëve. Nuk kam të drejtë morale dhe asnjë të drejt të sakrifikojë figurën e pastër dhe kombëtare të ministrit Suhejl Fazliu, që ka mbështetjen e elitës kombëtare dhe fetare.”, theksoi Vesel Memedi.

Ai tha se RDK që para zgjedhjeve parlamentare kur filloi rigrupimi dhe koalicionimi morën qëndrimin e prerë për ndryshime të qeverisjes dhe bëmë koalicion me opsionin për ndryshime.

“Pas zgjedhjeve rezultoi që një votë ishte vendimtare për të vendosur fatin e qeverisjes, duke dhënë votën për koalicionin për ndryshime, pa asnjë kusht dhe kushtëzim. Me të njejtat principe vazhduam qeverisjen, por nuk u përmbush as minimumi i marrëveshjes nga ana e LSDM-së. Menjëherë pas rrumbullaksimit të proceseve, dikush kishte kurdisur një lojë kundër ministrit tonë. Në krye qëndronte bashkëpunëtori i kryeministrit Zoran Zaev. Këtë lojë e përfundoi kryeministri Zaev duke kërkuar pazare me ministrinë tonë. Ne i bëmë të qartë se nuk futemi në pazare duke qëndruar pas parimeve tona”, theksoi Memedi.