VESHJA E FEMRËS MYSLMANE!

Njëra nga çështjet më diskutabile në islam është çështja e veshjes së femrës myslimane. Në perëndimin e zhvilluar myslimanja është e stereotipizuar si e paqytetëruar,e prapambetur,fundamentaliste dhe anakronike.E tër kjo ndodhë se sot te vendet islamike kemi një stagnacion ku zëri i myslimanes shum pak dëgjohet për shkak të fanatizmit të trashiguar.Bota perëndimore nuk e njeh islamin burimor dhe për pozitën e këtill të femrës e fajson Muhamedin a.s dhe Kuranin.
– Në Kuran në mënyrë precize janë definuar të drejtat dhe obligimet e femrës dhe këto të drejta kanë pasur rol të rëndësishëm në jetën sociale dhe kulturore të saj.
Shkaqet për pozitën e femrës te vendet myslimane duhet të kërkohen jo te feja islame por te shprehit,te veset nacionale të arabëve, te mbeturinat nga traditat pagane,te mungesa e mendimit progresiv.Kurani këshillon që besimtaret të vishen mirë, ti mbulojnë pjesët e turpshme të trupit dhe stolit, por nuk u urdhëron muslimaneve çka të veshin dhe çka të mos veshin.
-Pas mossuksesit të reformave liberale-progresive, në botën islame fitoj rryma konzervative dhe mendimi i pastër shkencor islamik u zhduk në dogmatizmin e zabullueshëm, duke e mbytur anën progresive të fesë më të pastër monoteiste.
-Sa i takon mënyrës së veshjes myslimanet e Evropës dhe të ballkanit aplikojnë disa stile të mbulesës që më shumë kanë të bëjnë me traditën e popujve arab se sa me islamin.Në vendet publike kemi rast ti vërejmë këto stile të veshjes: HIXHABI është fjale arabe per vellon (perçen) shami katrore e cila e mbulon qafën dhe kokën, veshje tipike e preferuar nga muslimanet në vendin tonë. NIKABI- është perçe që e mbulon fytyrën kurse sytë i lenë të zbuluar.BURKA- është vello islamike që e mbulon krejt fytyrën dhe trupin, kurse te sytë gjindet një rrjetë prej të cilës shihet.SHAJLA është një shall drejtkëndor e mbështjelluar rreth kokës dhe tërhiqet te teshat dhe supet etj
-Eleganca e vërtet e femrës myslimane është brenda në kokën e saj dhe jo në atë që e mbanë mbi kokën e saj. Ideali i Islamit duhet të jetë femra e arsimuar,e cila me logjiken e arsyes beson dhe e kultivon besimin!

Muhamet Borova


Loading...
loading...