VETDORËHEQJET E MUNGUARA-Xhevdet Nasufi

VETDORËHEQJET E MUNGUARA
(Dorëheqja e Zaevit akt përgjegjësie)

Komunizmi preferonte dorëheqjen  si akt moral të individit nga funksioni politikë,apo pozitë udhëheqëse administrative. Kjo në parim ishte mjet denigrimi që i imponohej detyrimisht individit, pas të cilës pasonin, qofshin masa të rrepta administrative,politike,kurse jo rrall edhe ato penale-ligjore, në mvrashmëri të nevojave të politikës të atëhershme. Këtë fenomen denigrues në mënyrë masive e përjetuan shqiptarët. Andaj ishte i bujshëm dhe kontinuel aksioni i diferencimit masiv  ideo-politik dhe administrativ nga sistemi politik dhe ai administrativ i shqiptarëve, krahas aksionit të burgosjeve dhe izolimi masiv i tyre. 

Bile,që burgimet të ishin edhe më të rënda, shqiptarët në at kohë dërgoheshin për ti vuajtur ato jasht Kosovës,me qëllimin që vuajtja të ishte edhe më e rëndë edhe për familjarët të cilët edhe për vetëm një vizitë të rrall, hiqnin të zit e hullirit .
Pas tërë kësaj katraure qëndronte politika srbomadhe e cila mjerisht,akoma nuk e reformoi vetvehten,por jo pak u përkrah me apo pa dëshirë edhe nga struktura prijse të Maqedonisë së atëhershme por,edhe nga struktura jo të pakta politike të kohës më të re.

Për dallim nga kjo,sot kemi aktualisht dy dorëheqje kontamporante të dy individëve nga pozicionet më të fuqishme në shtetet reciproke,kryeministrave Haradinaj dhe Zaev. Dorëheqjet e përmendura kan dallime qensore mes vedit në sensin e motivit por,janë identike në aspektin e sovranitetit individual: Që të dyja jan akt i vetëdashjes i të dy kryeministrave në dorëheqje dhe pas aktit të tyre nuk kurfar hakmarje apo impenjim tjetër. Kurse dallimi qensor konsiston në faktin: Gjersa Zaevi dorëheqjen e ka bazuar në përgjegjësin për mosuksesin në çeljen e bisedimeve aderuese me Bashkimin Evropian,Haradinaj dorëheqjen kryesisht e ka të motivuar,për gjykimin tim,nga bindja për rritjen e përkrahjes politike pas taksës kundër Srbisë dhe Bosnjës,që afirmativisht do konvertohej në verdikt qytetarë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme.

Por vall,Rama Shteti i të cilit(Shqipëria) po ashtu nuk çeli bisedimet aderuese me BE bashkë me opozitën në Shqipëri nuk kan përgjegjësi për këtë mosuskses të madh? Përgjegjësi kan dhe çke me te,por në Shqipëri që nga pluralizmi e këndej institucioni i përgjegjësisë nuk ka domethënien e afishuar në doktrinë dhe në kodin e demokracisë dhe pluralizmit politikë.Andaj, edhe Shteti bashk me popullin jan katandisur në pasiguri dhe varfëri e cila produkton vetëm autoritarizëm dhe utilitaritet në qeverisje, zhurm,konflik dhe zënka në jetën e përditshme.

Po ku janë shqiptaret e Maqedonisë,dikur lider te politikës shqiptare në këtë hollokaust politikë? Mjerisht,ata me decenie gabimisht janë duke e lexuar verdiktin e shqiptarëve. Maqedonia pothujse që nga viti 2002 e këndej gjindet në krizë politike që thellohej përditë.Për këtë Gruevski dhe VMRO paguan çmimin e duhur,por jo edhe Ali Ahmeti dhe BDI.Mosçelja e negociatave është kulmi i krizës së qeverisjes në ikje.Për këtë, ashtu sikur Kurz(kancelari austriak) dha dorëheqjen e pritur nga posti i kryminstrit Zoran Zaev.

Për tërë këtë katraurë politike të Maqedonisë , a nuk janë fajtor edhe politikbërësit shqiptar si qeveri? -Kjo dilem dhe breng mjerisht po përbirohet në relativizim banal të fajsisë e cila në rastin konkret mund të sqarohet si vijon: Shqiptarët në pushtet nuk i pyet për asgjë partneri koalicionues dhe objektivisht nuk kan përgjegjësi për veprimet e tij së pari, ose jan vetërhequr nga detyrimet e tyre qeverisëse për interes të caktuar pragmatik.Por, në këtë llafim dhe dilem të panatyrshme si do e kuptonim shefin për integrime të BDI, Bujar Osmanin që para 18 Tetorit na i solli çeljen e negociatave para derës së shtëpisë,që pastaj të na ikën nga shtëpia pikërisht në 18 teor?

Mendoi dhe gjykoi, shqiptarët politikëbërës këtu në Maqedoni për këtë mosuskes politik të Qeverisë aktuale nuk mund të amnistohen nga përgjegjësia.Kjo përgjegjësi e tyre (përtej lëshimeve dhe dështimeve në rafshin e elementit shqiptar në shtetndërtimin e Maqedonisë) duhet të jet e zëshme dhe deklarative dhe kursesi nuk mundet të ambalazhohet me vetëm me dorëheqjen e kryeministrit.


Loading...
loading...