Veton Surroi: Kur feja identifikohet me veprime politike, nuk është as fe as politikë

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, e ka quajtur lajm të keq, përzierjen e fesë në politikë.

Ai ka thënë se shteti dhe përfaqësuesit politikë nuk kanë nevojë t’i bëjnë publike afinitetet religjioze të kryetarëve dhe kandidatëve të vet.

Ai thotë se kur feja identifikohet me veprime politike, as nuk është fe e as politikë.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkaq duke folur për emërimin e Mathew Palmer si përfaqësues i SHBA-së për Ballkanin, ai ka thënë se emërimi i tij është një pjesë e vlerësimit ndërkombëtarë që me përkrahje politike mund të iniciohet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.StrugaLajm

Ai thotë se emërimi i Palmer ka ardhur pas devijimit të dialogut nga koha e Mogherinit, duke shtuar se nuk është mirë të ndërpriten kontaktet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka zgjidhje të problemeve kaq të thella nëse nuk ka biseda të thella. Bëhen të thella kur palët ia tregojnë njëra-tjetrës problemet. Problemi fillestar janë të zhdukurit”, ka thënë ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...