Veturat e përdorura dizel nga Gjermania shiten në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë

Veturat e përdorura dizel nga Gjermania shiten me të madhe në Evropën Lindore
Numri i makinave dizel të shitura jashtë vendit, nga 197.000 sa ishte në vitin 2016 është rritur në 233.000 në vitin 2017

Ndërkohë që në qytetet gjermane po mendohet çdo ditë e më tepër për ndalimin e makinave dizel, qytetarët gjermanë po i shesin gjithnjë më shumë jashtë vendit makinat e përdorura që qarkullojnë me dizel.

Tregu më i madh i këtyre veturave është Evropa Lindore, shkruan wirtschaftswoche.de.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas statistikave të tregtisë së jashtme të publikuara nga Zyra Federale për Statistikë, numri i makinave të përmendura të shitura jashtë vendit, nga 197.000 sa ishte në vitin 2016 është rritur në 233.000 në vitin 2017, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një rritje prej 18 për qind brenda vetëm një viti.

Më së shumti vetura dizel janë shitur në Ukrainë, ku vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2016 janë dërguar 16.000 vetura të tilla të vjetra ose mbi dyfish më shumë se në vitin 2016.StrugaLajm

Numri i makinave dizel të eksportuara nga Gjermania është rritur edhe në Shqipëri, Kosovë, Rumani, Slloveni, Sllovaki dhe Çeki.

Gjatë po kësaj periudhe, numri i veturave të përdorura që lëvizin me benzinë, të shitura jashtë vendit ka shënuar një rënie nga 178.000 në 176.000.

In : Aktuale

Loading...
loading...