VIDEO/Çka e shkaktoi aksidentit fatal në Llaskarcë?


Asfalti në vendin ku autobusi i “Durmo Tours” e humbi kontrollin, nuk ka asnjë gropë.
Nuk ka as shenja të frenimit.
Pamjet e Klan Maqedoni, tregojnë se gomat nuk janë të plasura … E ekipet e forenzikë kontrolluan edhe gomën rezervë.
Një pjesë që lidh dy gomat e para shihet që nuk është në vendin e vet, por është e mundur që pjesa të ishte thyer në momentin e përplasjes… Pikërisht kjo pjesë u hetua më gjatë nga ekipet e forenzikës.
Kompania thotë që i servison dhe mirëmban autobusët rregullisht.
Pronari thotë që është biseduar me vozitësin… Ka thënë që ai vetë e ka humbur kontrollin.
Banorët që erdhën të parët në vendngjarje, thonë që është e mundur që shoferi të ketë qenë i sëmurë nga diabeti dhe ta ketë humbur vetëdijen për një moment.(KlanMaqedoni)


In : Aktuale

Loading...
loading...