Vjen në Strugë,ekspozita “Forma i mjafton mendimit”

Ekspozitë
“Forma i mjafton mendimit”

Komuna e Struges, Sektori për Veprimtari Publike ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës personale “Forma i Mjafton Mendimit” e artistit nga Elbasani Gëzim Llalla. Ekspozita do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kulturës Strugë. Kjo ekspozitë vjen në qytetin tonë pas një turi në disa qytete te Shqiperise dhe në rajon, një rrugëtim i cili synon të vijojë dhe më gjerë me qëllim shpalosjen e krijimtarisë artistike dhe tejçimin e vlerave kulutore.
Ekspozita do të hapet nesër, 5 shtator 2017, në ora 19 dhe do të qëndrojë e hapur tri ditë rresht.StrugaLajmStrugaLajm

Në këtë ekspozite do të shfaqen rreth 40 punime, nga këto 10 punime janë mozaikë të realizuara në material: gurë, qeramikë dhe beton. Çdo mozaik është ndërtuar në disa shtresa të cilat krijojnë një bazoreliev me kalime tonale të zhdërvjellëta, duke kërkuar harmoninë e ngjyrës. Çdo mozaik është shoqëruar brenda vetes me figura mitike, pjesë e historisë së kaluar të vendit tonë.
30 punimet e tjera janë aplikacion me material: gurë, dru, akrilik.
Mirë se të vini!StrugaLajm


Loading...
loading...