Vlashi :Defekti e la Veleshtën pa ujë,pritet normalizimi i furnizimit

Qytetar të Veleshtës deri te Strugalajm.com kanë përcjellur shqetësimin se sot prej orës 12 një pjesë e konsiderueshme e amvisërive të këtij lokaliteti kanë qënë pa ujë të pijshëm.Këtë shqetësim të ngritur nga qytetarët e Veleshtës e konfirmon edhe kryetari I Bashkësisë Lokale të Veleshtës, Vait  Vlashi i cili potencon se është informuar nga Ndërmarrja Publike ‘’Proaqua’’ se si rezultat i një defekti në rrjetin kryesor ka ardhur deri te ndërprerja e ujit.Vlashi, potencon se është informuar nga ‘’Proaqua’’ se brenda një afati një orësh do të sanohet defekti dhe do të normalizohet furnizimi me ujë të pijshëm i Veleshtës.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...