VLERAT KULTURORE KOMBËTARE SHQIPTARE NË AMERIKË

Shkruan:
Bexhet Asani

Më 21 maj 2017 në organizimin e Qendrës Kulturore Shqiptare “Hasan Prishtina” në Uarëberi në Kenerikë të SHBA, u mbajt Festivali i 4 me radhë i Shkollave ( private ) shqipe të Nju Jorkut, Nju Xherzit dhe Kenerikës.
Festivali i 4 i shkollave shqipe u mbajt në sallën e Shkollës së mesme publike “Xhon F. Kenedi” të Uarëberit.
Festivali u hap me himnin amerikan dhe me himnin shqiptar të kënduar nga vogëlushja Eliana Dani, e cila me zërin e saj të ëmbël mahniti publikun, pa marrë parasysh problemeve teknike që u shfaqën në zërim.
Në këtë Festival morën pjesë edhe nxënësit e Qendrës Kulturore Shqiptare të Riverdelit. Të shoqëruar nga prindërit e tyre si dhe nga kryetari i Qendrës Zulfi Alla, nënkryetari Nebi Kaba, Udhëheqsja e aktiviteteve të lira Linda Kaba dhe udhëheqësi i shkollës Abidin Braha.
Nxënësit i shoqëronin edhe aktivistët e shquar Astrit Zhaku dhe Vebi Serjani.
Valltaret dhe valltarët e Qendrës Kulturore Shqiptare të Riverdellit nën udhëheqjen e koreografeve vullnetare Filloreta Hoxha nga Struga dhe Mirlinda Hoxha Bajraktari nga Prizreni, bënë një prezentim dinjitoz dhe kënaqën publikun me paraqitjen e tyre të shkëlqyer në atë konkurrencë aq të madhe dhe profesioniste midis shkollave të tre shteteve.
Në Festival morën pjesë 200 nxënës nga shkollat Alba Lajf me drejtoreshën Valbona Zylo, shkolla e Bronksit me mësuesen Violeta Mushollari, shkolla e Riverdellit me udhëheqësin Abeidin Braha, shkolla e Kliftonit me mësuesin Shaban Gjokaj, shkolla “Hasan Prishtina” e Uarëberit me udhëheqësin Xhemal Dani.
Të gjitha shkollave pjesëmarrëse iu ndanë trofe nga kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare “Hasan Prishtina” Rakip Etemi për paraqitjet e tyre të mrekullueshme.
Festivali i shkollave shqipe është një ngjarje e rëndësishme kulturore kombëtare shqiptare në Amerikën e Veriut. Aty kultivohen vlerat shpirtërore dhe materiale të popullit tonë në diasporë. Aty mbahet gjallë gjuha shqipe, ruhet veshja, ruhen zakonet shqiptare. Aty zhvillohet një luftë e pabarabartë kundër dhëmbit të ashpër të asimilimit…! Të gjithë, i madh e i vogël po bëjnë përpjekje të mëdha e përplotë me sakrifica që sa më shumë ta shtyjnë sa më shumë që të jetë e mundur, procesin e asimilimit te brezi i ri.
Aktivistët e Qendrës Kulturore Shqiptare “Hasan Prishtina” të pranishmëve i bënë një befasi të këndshme. Pas përfundimit të Festivalit me sukses dhe pas drekës modeste, ata u ftuan që të vizitonin arkivin e Qendrës Kulturore Shqiptare “Hasan Prishtina”. Arkivi u ngrit në kujdesin e aktivistëve të Qendrës me në krye Rakip Etemi dhe studiuesit e shquar e të pa lodhur dr. Bajram Doka dhe dr. Bashkim Klloboçishta Varvarica si dhe në përkujdesjen e madhe të artistit Zenulla Ziba nga Struga.
Në arkiv gjenden dokumente me vlerë pellazge-ilire-shqiptare që nga prehistoria e gjer në ditët tona.
Me qëllim që të pasurohet akivi prof. dr. Bexhet Asani i dhuroi librin e tij “Nuse përtejdetit”. Ishte një gëzim dhe befasi për studiuesit Bashkim Klloboçishta, Bajram Doka, piktorin Zenulla Zuba dhe kryetarin Rakip Etemin.
Një arkiv me vlera të mëdha shkencore e letrare për shqiptarët e Amerikës veriore në veçanti dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Mirupafshim në festivalin e pestë jubilar!StrugaLajm

FB_IMG_1495650473477FB_IMG_1495650494294FB_IMG_1495650479705FB_IMG_1495650501377StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...