Vlojnë gjobat ndaj mërgimtarëve në Maqedoni, shpërthejnë reagimet?!

Në disa komuna policia ditëve të fundit i ka vënë gjoba disa mërgimtarëve, për shkak të shkeljeve të rregullave në komunikacion. Shqetësimet për këtë i kanë paraqitur mërgimtarët duke kërkuar më shumë tolerancë dhe preventivë dhe më pak gjoba.

Në përkrahje të mërgimtarëve ka dal edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili ka kërkuar që policia që të tregohen më zemërgjerë dhe më mikpritës ndaj mërgimtarëve të cilët këtyre ditëve vijnë në vendlindje. Që ata të kenë qëndrim më të këndshëm nga bashkëqytetarët dhe nëpunësit policorë, Taravari pret tolerancë më të madhe dhe më pak ndëshkime

Apeli i kryetarit të komunës vjen në periudhë kur pritet fluksi më i madh i mërgimtarëve.

“Mërgimtarët vijnë vetëm për pak ditë në vendlindje, Gjatë atyre pak ditëve, ata shpenzojnë dhe investojnë aq shumë para, saqë mbajnë të gjallë ekonominë e vendit. Nëse një pjesë e vogël e tyre, kryesisht të moshës rinore, nuk janë sa duhet të disiplinuar në trafikun rrugor, dhe bashkë edhe me të rinjtë tjerë të qytetit tonë bëjnë veprime të cilat pak më vështirë mund t’i pranojnë gjeneratat më të vjetra, duhet të tregohemi pak më zemërgjerë dhe më tolerantë përderisa veprimet e tyre nuk lënë pasoja, ose nuk paraqesin ndonjë shkelje më të rëndë të ligjit dhe normave ligjore”, qëndron në apelin e Taravarit.StrugaLajmStrugaLajm

Në apel ai i drejtohet edhe komandantit të Stacionit të Policisë në Gostivar që t’i mobilizojë nëpunësit policorë, për siç thekson, të qenë në nivel të detyrës, të ndikojnë më shumë në mënyrë preventive dhe të asistojnë sa më shumë që të menaxhohet me sukses fluksi i rritur në trafik, pa mos pasur nevojë për masa ndëshkuese.StrugaLajm

Apeli i fundit ti Taravarit që e dërgoi në letër deri te komandanti i SP Gostivar hasi në reagim nga MPB, për shkak se siç është thënë atëherë, nuk do të ketë seleksionim ndaj kundërvajtësve dhe tolerancë për sjelljen e tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...