VMRO: Shantazhohen biznesmenë me materiale komprometuese nga shërbimet sekrete

Partia opozitare maqedonase e drejtuar nga Hristijan Mickoski, ka reaguar sot në lidhje me hetimet e rastit “Zhvatja”, për të cilin nga kjo parti, thonë se ka marrë përmasa më të mëdha. Sipas VMRO – DPMNE’së, në këtë rast janë përfshirë edhe shërbimet sekrete shtetërore, për të zhvatur biznesmenë me materiale komprometuese.

“Mediat në Maqedoni në ditët e kaluar transmetuan se një biznesmen maqedonas ka qënë i shantazhuar me materiale komprometuese, të cilat rrjedhin nga shërbimet e inteligjencës së Republikës së Maqedonisë. Nga biznesmeni nëpërmjet ‘Lidhjes Ndërkombëtare’ të Boki 13 janë dhënë qindra mijëra euro, ndërsa materialet komprometuese janë gjendur në telefonin e zhvatësit. Kjo është edhe një fakt që vërteton se skandali “Zhvatja” është skandali më i madh kriminal në historinë e Republikës së Maqedonisë” – thuhet në komunikatën e DPMNE-së opozitare.StrugaLajm

Nga VMRO – DPMNE akuzojnë Kryeprokurorin Jovevski dhe Prokuroren për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska se po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar Zaevin, për të cilin nga kjo parti, thonë se është koka e oktapodit. Asgjë nuk do të kishte nga zhvatja, pa “aminin” e Zoran Zaevit, thonë nga partia e Mickoskit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...