VMRO: Qeveria nuk i dëgjon kërkesat e struganëve

 VMRO-DPMNE në një kumtesë të shkruar thekson se LSDM nuk guxon t’i injorojë problemet reale dhe thekson se derisa struganët po mbyten nga tymi i dendur, i cili vjen nga deponia që digjet çdo ditë, ministrat vetëm se takohen me ambasadorë të ndryshëm.

“LSDM dhe partnerët e tyre të koalicionit janë duke e shkatërruar Strugën, janë duke e shndërruar prej perlës së Liqenit të Ohrit në deponi. LSDM edhe me paaftësinë e saj e rrezikojnë sezonin turistik. Revolti i qytetarëve ndaj Qeverisë është duke u rritur, pasi që gjithnjë e më shumë më e dukshme është qeveria për qytetarët”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Qeveria e LSDM-së, theksohet, është tërësisht e shurdhër dhe nuk i dëgjon kërkesat e struganëve për mbylljen urgjente dhe dislokimin e vendit për anulimin e mbeturinave.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...