Vrasja e 23 vjeçarit në Pohum të Strugës ,prokuroria dhe policia akoma nuk kanë folur ?!

StrugaLajm

Policia dhe prokuroria e Strugës nuk kanë dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshati Pohum të Strugës, ku mbeti i vrarë 23 vjeçari Z.B, ndërsa i plagosur babai i tij me inicialet V.B.StrugaLajm

Autori i vrasjes është bashkëfshatari i tij U.V, 22 vjeç, i cili më pas është vetëdorëzuar në polici. Policia u mjaftua vetëm me
një njoftim të shkurtër mbrëm.”Sot reth orës 18.40 min është denoncuar se në fshatin Pohum të Strugës U.V (i lindur 1997) nga fshati Pohum ka shtirë me armë zjarri në drejtim të Z.B(1996) dhe V.B (1973), por në vendngjarje ka pasë edhe personë të tjerë.
Z.B ka ndërruar jetë ndersa V.B është transportuar në Spitalin Qendror në Strugë.
U.V është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë në Strugë.
Ndërrmirren masat dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të rastit” u tha nga policia.Derisa organet hetuese nuk japin detaje, burime jozyrtare bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur si pasojë e një zënke paraprake për shkak të prerjes së drunjëve për ngrohje.
Policia tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...