Vrasja e Harun Aliut, prapaskenat dhe çka i parapriu eliminimit

Sot mbushen 8 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer

Harun Aliu ka lindur më 20 maj të vitit 1971 në Hasanbeg të Shkupit, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe
kreu shkollën fillore. Në vitet e tetëdhjeta pushteti Jugosllav e hoqi përdorimin e gjuhës shqipe në
të gjitha shkollat e mesme dhe krijoi paralelet e përziera ku mësomi zhvillohej në gjuhën
maqedonase. Aliu refuzoi të ndjekë mësimin në gjuhën maqedonase dhe udhëtoi drejt Damaskut
të Sirisë për të kryer shkollën e mesme. Më pas kthehet në vendlindje ku do të regjistrohej në
gjeneratën e parë të Universitetit të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë. Emri i
Harun Aliut do të gjendet në thuajse të gjitha aktivitetet kombëtare në Kosovë e Maqedoni, që
nga lëvizjet studentore duke u rreshtuar gjithmonë në ballë të tyre. Kushtrimi nuk do të
mungonte as në aradhat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në vitet e 90-ta nën
drejtimin e komandantit Adem Jashari.
Përveç aktiviteteve ushtarake, logjistikës dhe furnizimit me armatim nga Shqipëria në Kosovë,
Harun Aliu në të njëjtën kohë filloi edhe me organizimin e celulave të para të UÇK-së në
Maqedoni. Nga viti 1995 e më pas ai filloi edhe me aktivitete konkrete në Maqedoni, që më pas u
zbulua se kishte qenë pjese e grupeve që në Kërçovë e qytete të tjera të banuara me shqiptarë
kishin kryer sulmet e para me bomba. Pas zbulimit të bashkëveprimtarëve të tij, Harun Ali
arratiset në Shqipëri ku fillon rekrutimin e aradhave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për
të filluar kryengritje në Maqedoni. Si një nga themeluesit, Kushtrimi do të emërohej edhe në
mesin e anëtarëve të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, por pjesën më të madhe në konfliktin e
vitit 2001 e kaloi në front, që nga betejat e para në Tanushë, Kalanë e Tetovës dhe zonat e luftës
në karadakun e Shkupit dhe Kumanovës.
Emri i komandant Kushtrimit bëri jehonë në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa thuhej se disa herë
është përplasur edhe me përfaqësuesin e atëhershëm të UÇK-së, Ali Ahmeti për shkak të
tërheqjeve të ushtarëve nga Kalaja e Tetovës dhe Haraçina që ai thuhet të ketë kundërshtuar
ashpër këto dy vendime. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 dhe përfundimin e konfliktit të armatosur, Harun Aliu burgoset nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut në Kosovë
dhe dënohet me 4 vjet burg, ku vuajti 3 vjet e 6 muaj,pjesën më të madhe në burgun famëkeq të
Dubravës.
I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa
shokë të tij që nuk pajtoheshin me aktivitetin dhe të arritur e partisë së dalë nga lufta e vitit
2001, BDI, në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte
ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan
sulmet dhe skenarët ndaj tij. Më 3 janar të vitit 2008 persona të panjohur në Shkup sulmuan një
automjet të policisë ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski dhe disa të tjerë u plagosën. Për këtë
incident policia e Maqedonisë akuzoi Harun Aliun si pjesë e grupit që kishte kryer sulmin dhe më 4
shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm. Që nga ky rasti Harun Aliu arratiset dhe
ishte i pakapshëm për autoritetet. Ai në disa deklarata të tij më pas mohoi ta ketë kryer sulmin
dhe akuzoi se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndaj tij nga Qeveria e Maqedonisë. Tre
muaj më vonë Maqedonia u zgjua me një lajm të hidhur që tronditi gjithë opinionin shqiptar.
Policia njoftoi se në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka
neutralizuar një grup të armatosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të
bardhë përplot me armatim. Më vonë u kumtua se të vrarët nga ana e policisë ishin Xhafer Shala
31 vjeçar nga Prishtina, Qemal Fejzullahun 47 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, Shaban Zenuni
36 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës dhe Harun Aliu, 39 vjeçar nga Shkupi. Varrimi i Kushtrimit u
bë në lagjen Hasanbeg të Shkupit me ceremoni fetare dhe kombëtare, ku morën pjesë mijëra
shqiptarë, familjarë, miq, shokë të luftës dhe veprimtarisë atdhetare nga Shqipëria, Kosova,
Maqedonia dhe diaspora. Policia zyrtarisht njoftoi se në ditën e vrasjes grupi i armatosur kishte
poseduar sasi të mëdha të armëve dhe e prezantoi si grup të rrezikshëm, por pa dhënë detaje
për rrethanat e kësaj vrasje. Andaj në opinion u ngritën dilema të ndryshme dhe dyshime të
shumta për ngritjen e një skenari dhe kurthi për eliminimin Harun Aliut dhe shokëve të tij. E
vërteta për atë vrasjen e Harun Aliut dhe katër shokëve të tij vazhdon të mbetet mister.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...