Vrasja në Rashçe të Shkupit, ja pistat e dyshimta?!

Prokurori përgjegjës publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka kryer hetimet në fshatin Rahçe ku pasditen e djeshme është vrarë në njeri.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për hakmarrje lidhur me një vrasje që është kryer vite më parë. Por megjithatë kjo mbetet në pistën e burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht.

Një person i mosha e të cilit ishte rreth 65 vjet, është vrarë në hyrje të fshatit Rahçe të Shkupit.

Siç ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelevski, ekipet e MPB-së janë drejtuar te vendi i ngjarjes dhe kanë kryer hetime.StrugaLajm

Sipas informatave të para nga hetimi, personi tashmë i ndjerë është privuar nga jeta me të shtëna nga armë zjarri.StrugaLajm

Pas urdhërit të Prokurorit publik, trupi i personit të ndjerë është dorëzuar për obduksion. Janë dorëzuar urdhëresa për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe fakteve materiale që janë vërejtur në vendngjarje.

In : Aktuale

Loading...
loading...