Vrau një familje të tërë, kurseu vetëm fëmijën e tij. Masakra që tronditi KROACINË

Një nga krimet më të rënda ndonjëherë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kroaci, shkruajnë mediat kroate.

Një shofer taksie, bëhet e ditur se u gjet i vetëvrarë pas shumë orësh kërkimesh nga forca të policisë, pasi që i njëjti kreu fillimisht një krim të tmerrshëm duke lënë gjashtë persona të vdekur në Kajzericë.

Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta, në një shtëpi në rrugën Cimerman në Kajzerica.

Dorasi, që më vonë vrau edhe veten u gjet pranë një ndërtese të braktisur në zonën e Brezovicës.

Mediat kroate shkruajnë se krimin e ka bërë personi me emrin Igor Naë.
Derisa emrat e katër prej viktimave mësohet se janë: Dragomir Tojagic, Josipa Tojagic, Filjka Tojagic dhe Maja Tojagic.

Bëhet fjalë edhe për një fëmijë 10-vjecarë që është vrarë, derisa një foshnjë, u gjet pa lëndime në vend të ngjarjes. Raportohet se i njëjti është fëmija i dorasit.

Pas masakrës, Igor Naë shpëtoi dhe pas disa orë kërkimeve policia e Zagrebit vetëm pas orës 04:00 të mëngjesit ai u gjet në zonën e Brezovicës, derisa gjatë arrestimit kreu vetëvrasje.

Nuk ka shumë detaje për rrethanat dhe përfundimin e ndjekjes së dorasit, por, që raportohet se të përfshirë ishin forca të shumta policie, e për këtë shkak disa pika kryesore të kontrollit në Zagreb ishin në nën kontroll të rreptë të policisë.

Kryetari i Zagrebit, Milan Bandi duke folur për krimin ka thënë se qyteti është Ii sigurt dhe se incidente të tilla njollosin sigurinë e Zagrebit.