‘’Vreshtat e Liqenit’’,kërkojnë më shumë vëmendje nga Komunalja e Strugës

Një pjesë e banorëve të lagjes ‘’Vreshtat e Liqenit’’ kanë ngritur shqetësimin se prej disa kohësh grumbullimi i mbetjeve urbane në lagjen e tyre lenë shumë për të dëshiruar.R.GJ banor i kësaj lagje,  pasi vlerëson punën që është bërë viteve të fundit në funksion të pastrimit të qytetit, në emër edhe të banorëve të tjerë potencon se pavarsisht se kanë kërkuar që pastrami i kontinjerëve të bëhet cdo ditë, një gjë e tillë nuk ndodh gjë që sjell grumbullimin e mbetjeve dhe kuturbimin për lagjen.Ai thekson se në disa raste u ka përcjellur të punësuarëve të Komunales,por deri tani kamioni i grumbullimit  vjen njëherë në javë.R.Gj shpreson se drejtoria e Komunales do veprojë, në mënyrë që verës kur kjo lagje lokacion edhe i turistëve të marri një shërbim më të mirë.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...