Vullnet Ibraimi, kantautori i njohur strugan vjen me klipin e ri “Fryma jote”

Kantautori i njohur nga Struga , Vullnet Ibraimi, ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Fryma jote” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar në muzikë dhe tekst nga vet ai.

Kënga e re flet për dashurinë dhe të kaluarën, ndërsa këngëtari i cili shquhet për baladat e tij, vjen edhe këtë herë në stilin e tij.

“Fryma jote” vjen e kompletuar edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili i është besuar produksionit Boen Production.

Ky është projekti i dytë për kantautorin nga Struga që sjell brenda këtij viti, pasi muaj më parë ai kishte publikuar edhe këngën “I vetëm”, e cila ishte pritur mirë nga publiku.


Loading...
loading...