Vullneti i Diasporës, Ziadin Sela “President”

Diaspora anë e mban rruzullit tokësor kërkon që të ketë një duel  të lidershipit shqipëtar për zgjedhjet presidensiale në Maqedoninë e Veriut.

Diaspora e pranon si të vetmin lider Shqiptar në Maqedoninë e Veriut njeriun që gjithkundi i hapen dyert dhe i behet mirëpritja dhe ky është Ziadin Sela.

Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të marr përgjegjësi ndaj Shqiptarëve dhe të sfidoj Ziadin Selen në zgjedhje dhe jo të luaj rrolin e “prostitutës”  dhe të lëpihet njëherë te LSDM, pastaj te partitë Shqiptare dhe më në fund te LSDM si dhelpra që mbledh bishtin dhe të përkrahë pakushte kandidatin e LSDM’së në këmbim të kundërshtimit të zgjedhjeve të parakohshme nga ana e LSDM-së.

Në anën tjetër Ziadin Sela kurrë nuk heziton të fshihet, por kurdoher ka qënë aty kur është dashur të merret përgjegjësi. 27 Prilli ishte dita që u vendos e ardhmja perëndimore e Maqedonisë të Veriut mbi gjakun e Ziadinit.
Ai dëshmoj se është I gatshëm që për të miren e popullit dhe të gjith qytetarëve të përkrah referendumin dhe ndryshimet kushtetuese për progresin dhe afrimin e vendit drejt perëndimit.StrugaLajmStrugaLajm

Avansimi i shqiptarëve në kushtetutën e Maqedonisë të Veriut është meritë e këmbënguljes dhe “mos lëshimit pe” të Ziadin Seles” përdrejt kryeministrit Zoran Zaev dhe laramanëve Shqiptarë. U desht një marrëveshje ndërmjet Ziadin Seles dhe Zoran Zaevit që hapi rrugën e mbylljes të ndryshimeve kushtetuese dhe integrimeve euro-atlantike.StrugaLajm

Dueli Ahmeti kundër Selës i tregon edhe qeverisë dhe botës se cilin lider shqiptar e duan qytetarët shqiptarë të Maqedonisë të Veriut t’i përfaqësojë.

Tradita Shqiptare kërkon sfidë “Ball për Ball” dhe jo “thika pas shpinës”


Premtim Dema


Loading...
loading...