“WizzAir” rrjepi qytetarët tanë, asnjë shqiptar i punësuar në këtë kompani

Gjyle Çollaku

…kur janë në pyetje dëmet e shqiptarëve dhe biznesi miratohen ligje brenda natës. Wizz Air ka ardhur si kompani me rregullat e veta dhe të trondisë e rrjepi qytetarët tanë, pa përfaqësi në Maqedoni, pa asnjë shqiptar të punësuar në kompani, çdo gjë online, ankohesh online(asgjë), thirre në telefon 50 den minutin dhe deri sa të lidhesh me të punësuarit atje, duhet të presish 10 minuta dhe përsëri asgjë, faktikisht vjedhje në çdo formë, ndaj dhe janë pa përfaqësi.

Tjetra, nëse do që në këtë shtet të kontribosh në arsim dhe kualitetin edukativ ti pengohesh. Bëhen gati 4 vjet që mundohemi të sjellim një program magjistrature nga Amerika, me staf amerikan dhe diplomë amerikane, këtu dalin probleme të njëpasnjëshme. Sidoqoftë ne nuk ndalemi, por shqiptarët dhe njerëzimi duhet ta di se sa të diskriminuar jemi.

Wizz Air me aeroplanë “shportë” dhe që të krijon fobi aeroplanësh lejohet sepse subvencionohet, projektet e mëdha që të mësojnë se si ti n’vendin tënd të krijosh aeroplanin tënd pengohen.

Si e quani ju këtë fenomen?

Unë e quaj diskrimin për mllef e dëshprim ndaj vendit tim. Njeriu një jetë ka, por edhe një familje ka. Njeriu di të lodhet dhe n’fund të tërhiqet nga gjithëçka. S’bën as ashtu, por rinia u gërrdit nga vendi pa perspektivë. Djali im Joni tha: “ Ti edhe babi nuk pushuat asnjëherë, pse duhet të lodhem unë me idiotë kur yjet shqiptare që na përfaqësojnë në botë nuk i krijoj vendi im?!”.

Unë heshta, u mendova dhe vazhdova:

“Ti vazhdo në drejtimin tënd, ne në drejtimin tonë dhë në fund shqiptarëve si gjithmonë ju mbetet të shpresojnë. (Gjyla Çeliku, status në Facebook)


Loading...
loading...