Xha Branko përplaset me Eftovin:”Ju keni nevoj për psikiatër”

Mbrëmë në emisionin “Në Qendër” që e udhëheqë gazetari kontravers Vasko Eftov i ftuar ishte deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski, transmeton Zhurnal.

Gati se gjatë gjithë emisionit Xha Branko ka qenë i sulmuar me fjalë nga gazetari lidhur me përkatësinë etnike të tij. Vasko Eftvot shkoi aq larg sa që në një moment iu drejtua të ftuarit e tij me fjalën “Ju jeni dyftyrësh”.

Eftov para Branko Manojllovskit gati se konstatoi se ky i fundit nuk është shqiptar, por Xha Branko me fakte i tregonte për përkatësinë e tij etnike se është shqiptarë i pastër.

Eftov në një moment i tha Manojllovskit se mund të bëheni çfarë të doni, kjo është e drejta juaj personale, por mos u mundoni për hir të eshtrave të paraardhësve tu të gjithë t’i bëni shqiptar sepse kjo është krim.

Manojllovski iu kundërpërgjigj duke i thënë se është totalisht gabim, dhe se shqiptarët e Rekës së Epërme janë krenarë që janë shqiptarë.

“Jo e keni totalisht gabim, ata i gëzoheni faktit që janë shqiptarë. Pse nuk kupton që ajo pjesë ka prejardhje shqiptare, pse është e vështirë ta kuptosh këtë fakt ti”, tha Manojllovski.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkohë gazetari Vasko Eftof i tha se Lidhja e Prizrenit ka qenë projekt turk për të ndërtuar Shqipërinë e Madhe.

“Pas Perandorisë Osmane shqiptarët kanë qenë në nivel më të lartë se maqedonasit, sepse edhe projekti Lidhja e Prizrenit si bazë për Shqipërinë e Madhe është projekt turk sepse turqit kanë menduar se pas tërheqjes nga Ballkani, aleat më i madh do u jenë shqiptarët të cilët i kanë bërë punët më të këqija për kërkesat e turqve”, tha Eftov.StrugaLajm

Ndërsa pas kësaj Branko Manojllovski i tha se nga shekulli 14 turqit nuk kanë menduar kështu për shqiptarët sepse Skenderbeu ka luftuar kundër turqve.

“Gabim e keni, ata nuk kanë menduar kështu për shqiptarët sepse Skenderbeu ka luftuar kundër tyre”, u shpreh Xha Branko.

“Ju doni të thoni që gjatë Perandorisë Osmani keni pasur frikë të thoni se jeni shqiptarë, por e keni shumë gabim z.Manojllovski”, i tha Eftov.

Më pas Manojllovski e pyet se nëse vërtetë mendon kështu, Eftov i përgjigjet me “Apsolutisht që Po”. Atëher Xha Branko e le të shtanguar Eftovin, duke i thënë se të duhet urgjentisht psikiatër me këtë mendësi.

të pyes diçka, ti vërtetë e mendon këtë që thua. Atëherë ju keni nevoj për psikiatër”, tha mes tjerash Branko Manojllovski.

Bisedën e plotë mund të ndiqni më poshtë (në maqedonishte).

In : Aktuale

Loading...
loading...