Xhaferi: Mërgimtarët po shesin shtëpitë në vendlindje, mund të bëhemi vetëm vendbanim i kufomave


Profesori dhe ish-drejtori i Agjencisë së Emigracionit, Seadin Xhaferi ka shprehur shqetësime lidhur me zbrazjen e vendbanimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai ka theksuar në emisionin në Alsat-M se në qytetin e Tetovës janë shitur një numër i madh i shtëpive, dhe se kjo është tregues se njerëzit tjetërkund po ndërtojnë jetë. Sipas tij, në të ardhmen ndoshta mërgimtarët as kufomat e tyre nuk do të kërkojnë të ju kthehen në vendlindje ose ndoshta Maqedonia do kthehet në vendbanim të kufomave.StrugaLajm

“Tetova në këtë vit ka patur 15 shtëpi të cilët mërgimtarët i kanë shitur, edhe atë jo të rinj por prindërit e atyre. Pse? Thonë i shesim këta nga shkaku se ka krijuar kushte tjera edhe ai nuk kthehet më. Parashtrohet pyetja, vetë mërgimtarët që kanë një status të caktuar, të rregullt, kush e di kufomat a do i sjellin këtu me përjashtim që Amerika ka nis më të mos i sjellë. Siç më tha njëri, ne mund të bëhemi vetëm vendbanim kufomash asgjë tjetër”-tha mes tjerash Xhaferi. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...