Xhevat Limani,artisti i njohur nga Struga mes Arbëreshëve!

Në Frasnito të Kalabrisë mes Arbëreshëve
Pas dy shfaqjeve të teatrit të znj Lucia Martino “Kur vemi në New York” dhe “Oliver Twist” mora frymë Shqipërisht.
Duke i urur krijuesit teatrorë arbëresh nuk ka se si mos tingëlloj se këta ishin apologjetët dhe titanët e gjuhës shqipe që këtu e gjashtëqind vite më parë ruajnë gjuhën e Zotit me dashuri e xhelozi. Epika, lirika, kostumet, rekuizitat dhe kujtimet nga koha Skënderbejane janë vlera të rralla të cilave gjithsesi u ka mbetur borxh edhe vetë UNESCO.
Mikpritja bujare, shkëmbimet emocionale dhe shpirtërore të vëllezërve arbëresh nga gjaku i shprishur si thonë ata vetë më motivuan që në misionin tim artistik të krijojmë bashkarisht me zonjën Lucia Martino dhe krijues të tjerë një projekt shfaqje për ngritjen Institucionale të Teatrit arbëresh .
Më shumë mall dhe dashuri, me elozhe dhe respekte reciproke u shpreh falenderim Shqipërisht.
Unë përjetova rikthimin e Motit të Madh. Dhe ndjehem tepër i lumtur dhe krenar.

Xhevat Limani

Loading...
loading...











Loading…


loading…