Xhevat Limani:Shqipërisht, Lutem për ty Shqipëria jonë

StrugaLajm

Shqipërisht
Lutem për ty Shqipëria jonë
Në prag të Festës së Flamurit, kur i tërë kombi ishte gati emocionalisht dhe shpirtërish të kremtonte dinjitetshëm anë e kënd gjithësisë, një tërmet apokaliptik të drodhi e të tundi Atdheu ynë i Shenjtë- Shqipëri. Ish një gjamë a mallkim perëndishë që uli flamurin tonë dykrenor në gjysëmshtizë. Mori dhe viktima : fëmijë, djem e vasha, gra e burra, pleq e plaka. Pati dhe shumë të lënduar. Tundi tokën me tërbim e zemëratë. StrugaLajm

Por, shqiptarët shpirthyjnorë e ballafaquan sfidën. Dëshmuan vullnetin dhe bindjen para botës dhe para Zotit, se ne jemi një komb. Shkelën Kushtetuta akulli dhe shembën kufij e padrejtësi shekullore. I dolën Zot njëri-tjetrit. Veprimet e shpirtit hyjnor të popullit tim të madh janë plebishit i hapur dhe referendum me dashuri të shenjtë perëndie për tapi Shqipërie. Me ty jemi Nëna Shqipëri, Dardani e Iliridë, Luginë e Çamëri, Tregu i Ri me Malësi dhe për ty ndjenë dhe qanë gjaku i shprishur i Arbërit në Kalabri e Sicili dhe gjithsesi Mërgata shpresëmadhe. Të gjithë jemi pranë teje me shkrepëtimë rrufeje o Hallemadhja jonë Shqipëri. Lutemi në të madhin qiell dhe të ndriturin Diell me dashuri nëne dhe babe betuar përjetësisht para flamurit me shqiponjë që Ti e Shenjta jonë të bëhesh Kryezonjë.

In : Aktuale

Loading...
loading...