Xhevdet Nasufi:SHQIPTARËT DHE HAPJA E BISEDIMEVE ME BE –NEOKOMUNIZMI!

 

Ishte pritshmëri e besueshme se hapja e bisedimeve për anëtarsim të Maqedonisë në BE pas marëveshjes historike me Greqinë duhet të ndodhte.Përsëri kjo nuk ndodhi siç pritej. Edhe pse opozita në Maqedoni e notoj vëndimin si dështim të mazhorancës,si ajo shqiptare ashtu edhe ajo maqedonase  nuk elaboruan dhe analizuan arsyet e këtij dështimi,por as gjëndjen pas 26 qershorit.

U bë realitet i padurueshëm dhe i dëmshëm qeverisja VMRO-BDI,pothujse 15 vjeçare, prandaj edhe fal nevojave gjeostrategjike për rajonin që drejtpërsëdrejti lidhen me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, tani më nga manaxhimi i Maqedonisë u spostua  Gruevski dhe u instalua Zaevi,pothujse si domosdoshmëri. Nuk kam edhe si ta emërtoj ndryshe,ama duket se në tërë këtë hollokaust dhe gjate tërë kësaj kohe BDI dhe Ahmeti duken vetëm si një maqineri e mirakoordinuar për të ulur dhe ngritur gishtat në Parlament,apo thënë edhe më keq,vetëm  si një e “keqe e domosdoshme”.Këtu edhe mbaron rrëfimi i politikës për ne dhe rreth nesh. Gruevski nuk dëshiroi të bëhet pjesë e integrimeve euro-atlantike,për dallim nga Zaevi që këtë e ka imperativ,kurse politikbërja shqiptare u katandis edhe këtej edhe andej si miza në dhall, me fjal dhe propagand stereotipe.

Nëse i referohemi  përcaktimit strategjiko-historik të shqiptarëve si qytetar dhe si komb,si kultur dhe traditë,ata asnjëher nuk e kanë vënë në dyshim përcaktimin proamerikan dhe proevropian.Për dallim nga ata,klasa politike e tyre jo pak ka loz bishtin andej e këndej.

Vall,a duhet të gëzohen apo të pikllohen shqiptarët pas vlersimeve tejet inkurajuese të BE për Maqedonin në funkcion të integrimit të saj, respektivisht për hapjen e bisedave në Qershorin e vitit të ardhshëm(?!).StrugaLajm

Në sensin e rëndësisë që ka integrimi i Maqedonisë në strukturat evro-atlantike,qoft nga këndvështrimi i sigurisë apo nga këndvështrimi i zhvillimit ekonomiko-social,pyetja është anakrone dhe jo çdokush nuk do kishte mirkuptim për këtë dilem. Ama nëse i referohemi  nevojes imediate për integrimin e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë ,lehtësisht dilema është e kuptueshme. Kjo, ngaqe edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian (garantues të Marëveshjes Kornizë të Ohrit),por edhe shqiptarët dhe maqedonasit këtu në Maqedoni jan pajtuar plotësisht dhe institucionalisht që shqiptarët të jenë element shtetformues. Por sa dhe si po realizohet ky objektiv madhor për shiptarët në Maqedoni?

Në fakt miq të dashur,ky integrim i shqiptarëve në shtet që ka qënë,është dhe duhet të jet kusht për Maqedonin që të integrohet në sistemet euro-atlantike(jetësimi i MO-së) me plot papërgjegjësi anashkalohet së pari nga vet shqiptarët,që pastaj edhe ndërkombëtarët dhe vet politika maqedonase kalon heshturazi.Vall,për këtë  fenomen vetdiskriminues nuk flet më së miri fakti që shqiptarët në zgjedhjet e fundit parlamentare i dënuan partite shqiptare me voten e tyre duke e drejtuar masovikisht ate në konton e LSDM-së dhe Zaevit?StrugaLajm

Vetëm ca shembuj banal: Edhe doktrina politike,edhe praktikat gjithbotërore notojn se karakteristikat thelbësore të shtetfunkcionit jan :Mbrojtja, siguria, finansat,politika e jashtme, gjyqësori. Konvertuar tërë këto në  pushtete si kualitet i çdo shteti demokratik dallojm tre pushtetet: Ligjvënien, egzekutivin dhe gjyqësorin. Detajuar edhe më tej: Ministri e mbrojtjes,Ministri e Policisë,Ministri e Drejtësisë,Ministri e Punëve të jashtme,Ministri e  finansave,gjykatat, organe dhe institucione të tjera të definuara normativisht.

Asnjërin nga të tre pushtetet nuk e manaxhojn shqiptarët. Edhe më keq,asnjërin nga organet e administratës,organizmat,institucione,apo subjekt të tjerë publik që drejtpërsëdrejti zbatojn pushtetet e përmendura (ministrit,organe, institucione publike nga mbrojtja,siguria dhe inteligjenca,finansat dhe të hyrat publike, politikës së jashtme , gjyqësorit…) nuk udhëhiqen nga shqiptarët. Pra,cili është niveli dhe sasia e shtetndërtimit nga shqiptarët në këtë kohë në Maqedoni,i integrimit të tyre në shtetin e Maqedonisë kur niveli i potencialit njerzor dhe kadrovik pothuajse është nën nivelin e domosdoshëm? Për habin më të madhe, e vetmja Ministria e Drejtësisë që u manaxhua nga shqiptarët që nga qeverisja e vitit 1998-2002, tani  u morë nga maqedonasit e lëshuar nga shqiptarët(?!) . Çuditërisht, kjo ministri e cila edhe sipas bon tonit politiko-diplomatik rradhitet ndër të parat nga këndvështrimi i peshës funkcionale në shtet,në rrafshin e rolit në ekzekutiv dhe shoqëri, lehtësisht i lëshuar nga shqiptarët e moren maqedonasit pa zhurm dhe potere.

Gjithsesi,BE afatin një vjeçar për hapjen e bisedimeve politikës në Maqedoni ja ka dhënë për të bërë veprimet e domosdoshme në funkcion të zbatimit të marëveshjes me Greqinë,por paralelisht të riparohen edhe devijimet e brendshme politike të cilat jan tejet sinjifikative edhe në rafshin e marëdhënieve shqiptar-shtet.E them këtë,sepse nëse në relacionin shqiptar-maqedonas ka mjaft avansim  pozitiv në jetën e përdishme,kjo nuk mund të thuhet për relacionin shqiptar- shtet.

Është thellësisht për tu dyshuar kjo klasë politike shqiptare në Maqedoni se me metodat e saj neokomuniste të indikoje në riparimin e marëdhënieve shqiptar-shtet. Në këtë për fat të keq do i ndihmoi dhe kontriboi edhe e majta maqedonase në pushtet,si trasheguese natyrore e ish sistemit njëpartiak.


Loading...
loading...