Ylber Sela, ankohet se nuk po përfillet, drejtorët e ndërmarrjeve s’kanë kohë të takohen me të

“Në katër ndërmarrjet e qytetit gjuha shqipe, pjesërisht zbatohet unë kam dërguar letër zyrtarisht që të takohem me ato përfaqësues të atyre ndërmarrjeve siç është ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” drejtorit Borçe Jakimovski, i kam shkruar letër ende nuk kam përgjigje, që gjuha shqipe të zbatohet tërësisht në ketë institucion. Gjithashtu edhe drejtorit  të ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Senad Smailoviq, ende nuk kam përgjigje. Gjithashtu edhe Dushko Veskovski, drejtorit të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” po ashtu ende nuk kam përgjigje. Gjithashtu letër i kam dërguar edhe drejtorit të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, Kristijan Çushkov, po ashtu nuk kam përgjigje. Letra ime është të takohemi edhe aty ku ka nevojë ti mbështes, që gjuha shqipe të zbatohet në tërësi edhe në këto drejtori”, tha drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.

Kështu po ankohet drejtori i Asgjësisë për zbatimin e gjuhëve Ylber Sela. Ai në një intervistë për Tv21 tha se askush nuk po e përfill në lidhje rekomandimet e tij për zbatimin e gjuhës shqipe. Pyetëm kreun e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.  Ai tha se është takuar me Selën, por e arsyetoi shtyrjen e takimeve me drejtorët e ndërmarrjeve.

“Kisha takim pune me drejtorin e Agjencisë së gjuhëve, ku edhe caktuam kryerjen e punëve me dinamikë të caktuar. Shpresoj që shumë shpejtë do t’i harmonizojnë terminët për takim, duke pasur parasysh obligimet e mëdha me të cilat mu në këtë periudhë të angazhimit të ndërmarrjeve publike të qytetit, të cilin mund edhe ta shihni për çdo ditë nëpër rrugë, për atë shkak, takime të tilla anulohen”, u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupitm Petre Shilegov.

Nga ana tjetër, drejtori i Ndërmarrjes Publike, “Ujë dhe Kanalizime”, Dushko Vaskoski thotë se në arkivin e tyre nga ana e Asgjësisë së Gjuhës ka arritur një pyetësor, për të cilën po përgatisin përgjigje.

“Në përputhje me pyetësorin e arritur, po përgatisim përgjigjen tonë të cilën do ta keni edhe ju. Do ju përgjigjem në pika të shkurta në kërkesat e Selës, por nuk do ta përdorja fjalën akuzë sepse është fjalë e rëndë të cilën rrallë e përdori. N.P “Ujë dhe Kanalizime”, si ndërmarrje publike e krijuar nga ana këshillit të qytetit të Shkupit i ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore të nenit shtatë të ligjit të gjuhëve, në pjesën e memorandumeve, vulave dhe logos së vet ndërmarrjes publike”, deklaroi drejtori i NP “Ujë dhe Kanalizime”, Dushko Vaskoski.

Drejtori thotë se në ndërmarrje nuk kanë përkthyes dhe lektorë sepse këtë shërbim ndërmarrja e kryen nëpërmes procesit të tenderimit. Ai pohon se për çështjen e përkthimeve, ndërmarrja në vit ndanë një shumë më të madhe se 1 milion denarë. Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik shpresojnë që ky të jetë një lëshim i paqëllimshëm i shërbimeve përkatëse të komunikimit dhe për këtë arsye sipas tyre drejtori Sela bëri një konkluzion të gabuar.

“Ndërmarrja për Qarkullim Publik, Shkup ka zbatuar plotësisht obligimet e dala nga neni 7 nga Ligji i gjuhëve, konkretisht dy gjuhësinë në tabela, memorandume, vula, logo, ueb faqe dhe llojet e tjera të regjistrave të shkruara që shërbejnë për qëllimin e kryerjes së veprimtarive thelbësore të ndërmarrjes. Dygjuhësore janë edhe tabelat informative në ekranet informative e autobusëve, po edhe tabelat informative nëpër stacione”, thonë nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik.

Ndryshe, ligji për përdorimin e gjuhëve, në fuqi ka hyrë tashmë shtatë muaj.

Loading...
loading...











Loading…


loading…