Reklamo ketu



Ylli Doko, strugani që kandidon për komunën e Basserdorf-it në Zvicër

Ylli Doko, është strugani që këtë të diel do të votohet si kandidatë i pavarur për Këshillin e Komunës së Basserdorf-it në Kantonin e Cyrihu në Zvicër.Në një prononcim për Strugalajm.com, Doko me origjinë është nga fshati Koroshishtë i cili si i vogël është shpërngulur në Zvicër, bashkë me familjen, potencon se u përcaktua të garojë si i pavarur për të marr një mbështetje më të gjërë nga të papërfaqësuarit .”Me kandidaturën time për këshilltar komune në Bassersdorf dua t’i motivoj edhe shqiptarët tjerë në Zvicër që të ngrihen dhe të marrin përgjegjësi në vendin që jetojnë. Shqiptarët këtu janë pjesë e këti shteti dhe kontribues të zhvillimit të këtij vendi prej tre gjeneratash “potencon ai.Më 15 pril 2018 në kantonin e Cyrihut do të mbahën zgjedhjet komunale. Në komunen e „Bassersdorf“-it do zgjidhen 7 këshilltar dhe njëri nga ta zgjidhet kryetar.
Përveç këshillit komunal më 15 prill do zgjidhen edhe anëtarët për kujdesimin e shkollës, anëtar për autoritetin social dhe antarët e komisionit të auditimit. Në çdo komunë procesi zgjedhor është ndryshe. Fletvotimet për zgjedhjet komunale të Bassersdorfit janë shpërndar në datat 21-23. mars 2018. Qytetarët kanë kohë deri një javë para votimeve ta lëshojnë votën e tyre më post te komuna. Në javen e fundit para votimeve duhet vota të dërzohet direkt në Komunë.Të gjithë ata që skan votuar deri tani mbetet vetëm ta dërgojnë votën të dielen në ora 9 të mëngjesit në komunë.
Basserdorfi është një komun me 11 500 banor, ndodhet ndërmjet qytetit të Cyrihut dhe Winterthurit në afërsi të Aeroportit të Cyrihut.Ylli Doko i cili drejton një zyrë që ofron një mori shërbimesh si:kontabilitet,financë dhe një palet të gjërë të sigurimeve potencon se deri në këtë stad ka ardhur pas një seri kualifikimesh shkollore .Ai potencon se kjo punë atij i ka siguruar kontaktet më klientë të ndryshëm gjë i ka mundësuar nga afër ti shoh problemet e qytetarëve.”Me kandidaturën time synojë ta përfaqësojë fjalën e atyre që nuk janë në një parti, që nuk i shohin gjërat vetem bardh e zi, dua ta përfaqsojë mëndimet e të rijnve të Bassersdorfit, se në të ardhmen do të këtë më shum ndyshime, jo veten në infrastrukturën por edhe në bashkjetesën ndërmjet qytetarve”thekson ai.26 vjeçari Ylli Doko pavarsisht se është rritur edhe edukuar në Zvicër thekson se është i lidhur shumë me Strugën të cilën e viziton gjithmonë sa i jepet rasti.(Strugalajm.com)