Zabzuni u ndau çertifikatat 10 edukatoreve të angazhuara në 5 fshatra të Strugës

Më 10.05.2017 Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni shpërndau vërtetimet (çertifikatata) 10 edukatoreve në kuadër të programit Punë e Dobishme Komunale, e mbështetur nga UNDP.

Edukatoret nga 5 fshatra të rrethinës së Strugës pranuan vërtetimet , titullin si Kujdestar/e për fëmijët në Qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve nga nëntori 2016 deri në prill 2017 me motivacionin;
Kryerje e detyrave të punës – pranim dhe përcjellje e përditshme e fëmijëve , asistim në kryerjen e shprehive kulturore-higjienike të fëmijëve, kujdesit për sigurinë në ambientin për lojra dhe ambientin e jashtëm, pjesëmarrjes në lojra, adaptimin e fëmijëve të posaardhur, komunikimin e vazhdueshëm me prindët, realizimin e përmbajtjeve edkukativo-arsimore, orgnaizimin e shfaqjeve, vizitave dhe shëtitjeve, kujdesin për rregullimin dhe pajisjen e ambietit për lojra dhe pajisjen me material edukatic dhe organizimin e përditshëm të punëtorive edukativo-këshilëimore.

Pas shpërndarjes së vërtetimeve ,Kryetari i Komunës së Strugës u shpreh se komuna do të angazhohet që projekti të vazhdohet edhe më tej.

FB_IMG_1494592751550FB_IMG_1494592748333 FB_IMG_1494592745569 FB_IMG_1494592742845 FB_IMG_1494592740095 FB_IMG_1494592737292 FB_IMG_1494592734580FB_IMG_1494592740095FB_IMG_1494592734580FB_IMG_1494592737292

 

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...