Zaev: Maqedonia duhet të jetë në pakon e re për zgjerim të BE-së

Qeveria e Maqedonisë dhe BE-ja bën përpjekje të mëdha për kthimin e sërishëm të Republikës së Maqedonisë në rrugën e shpejtë drejt anëtarësimit në BE, theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin në Bruksel kushtuar Maqedonisë duke theksuar se rezultate ka, por edhe vullnet të pa dyshuar politik. Maqedonia, vlerëson ai, duhet të jetë në pakon e re për zgjerim, sepse kjo do ta stabilizojë dhe do të hapë perspektiva.

“Tani është koha t’i shfrytëzojmë këto përpjekje. Ne vazhdojmë të japim rezultate me përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të pa dyshuar politik. Edhe pse ballafaqohemi me sfida serioze në kushte vendore. Duke pasur këtë parasysh, apelojmë deri te BE-ja të përgjigjet me qasje vizionare dhe të sigurojë vendim për fillim të negociatave për inkuadrim në gjysmën e parë të vitit 2018”, tha Zaev në tribunën me temë “Maqedonia pas revolucionit të larmë”. Mundësi të reja për qasje të suksesshëm në BE”, në organizim të Fondacionit Fredrih Ebert, njoftoi Kabineti i tij.StrugaLajm

Zaev, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se politikat qeveritare kanë për qëllim ta bindin Komisionin Evropian, si partneri ynë dhe udhëheqës për përmbushjen e qëllimit strategjik të Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa Republika e Maqedonisë është tregimi më i mirë i suksesshëm në vitin 2017, dhe si i tillë, vendi ynë mundet shumë të kontribuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.StrugaLajm

Përqendrimi kryesor në Planin 3-6-9 në periudhën e ardhshme, ka informuar Zaev, është në gjyqësi, kontroll të ndjekjes së komunikimeve, reformat në administratën publike dhe menaxhimin e mirë, si dhe sfera të tjera, gjithashtu të rëndësishme.

In : Aktuale

Loading...
loading...