Zaev, paralajmëron opozitën shqiptare: Kujdes ndaj shtetit!


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka lëshuar mesazhe këshilluese për opozitën shqiptare, duke e ftuar të ulet në dialog me mazhorancën për t’i hapur rrugën në qershor çeljes së negociatave në Bashkimin Europian.

StrugaLajmStrugaLajm

Gjatë konferencës së tij për shtyp në krah të homologut Edi Rama, Zaev tha se Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë presin t’i bashkohen aleancës për të qenë vende anëtare të BE-së.StrugaLajm

“Kjo është mënyra që të gjitha shtetet e Ballkanit të ecin para. Këtu jemi si miq dhe japim mesazhin që përmes dialogut të japim zgjidhje. Unë isha në opozitë para 21 muajsh, por asnjëherë nuk dhamë sinjale që ishim kundër bisedimeve për vendin tonë në BE për të plotësuar atë qëllim strategjik. Duhet të them se në kohën kur isha në opozitë, raportet e BE flisnin për një regjim hibrid për Maqedoninë, por kur flisja me komisionarin Hahn si shef i opozitës, e lusja për vendin tim që t’i jepej karta e bisedimeve, pavarësisht nga konfrontimet tona si opozitë e mazhorancë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...