Zaev vs Sela, larg apo afër rikonstruimit të Qeverisë?!

Derisa ditëve të fundit janë shtuar zërat për rikonstruimin e Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev në deklarimet e fundit nuk ka përmendur në asnjë rast Aleancën për Shqiptarët, por duke theksuar se do të bisedojë me të gjitha partitë opozitare, informon INA.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk japin detaje mbi këtë temë, duke theksuar vetëm vendimin se ata janë jashtë qeverisë për shkak të parimeve dhe kushteve që nuk janë respektuar.

Ditë më parë Krenar Lloga, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin në “ClickPlus”, tregoi kushtet për të cilat ASH i ka shprehur në mënyrë koherente.StrugaLajm

“Ne kemi kërkuar që shqiptarët të marrin 1/3 e asaj që i takon. Dhe kur bëhej fjalë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ne kemi thënë se MPB-në, Drejtorinë e DBK-së, Drejtorinë e doganave, Financave, të Hyrave publike, kompanitë “ELEM”, “TELEKOM”, “MEPSO” nuk mund të jenë ekskluzive vetëm për palën maqedonase. Ne mendojmë se kushtet që kemi vendosur që ditën e parë do të jenë kushte dhe jo kërkesa. Nëse edhe një herë ulemi në tavolinën e bisedimeve, besoj që standardet që u vunë nga ne nuk do të shkelen në të ardhmen”, theksoi Lloga.StrugaLajm

Nga ana tjetër, në LSDM po ashtu nuk dëshirojnë të flasin për mundësinë e rikthimit të ASH-së në Qeveri, derisa citojnë deklaratën e Zaevit se do të bisedohet me të gjithë.

In : Aktuale

Loading...
loading...