Zaevi me premtim për Strugën dhe Ohrin:Borxhin prej 450 milionë denarë do e marr përsipër shteti

Sistemi i kolektorit në Ohër dhe Strugë, i cili është një problem i kahmotshëm sepse ujrat e zeza rrjedhin në liqenin e Ohrit. Zaev thotë se Ohri dhe Struga i detyrohen 450 milion denarë Ministrisë së Financave, I cili thotë se shteti ka ndërmend të marrë përsipër këto borxhe transmeton Strugalajm.com.
“Ne do ta marrim përsipër kolektorin. Ne do të marrim detyrimin për rindërtim dhe përmirësim. Kapaciteti duhet të rritet, sepse ky problem duhet të zgjidhet përgjithmonë. Kjo është për UNESCO-n, por edhe për ne. Shumë donatorë kanë ardhur për të ndihmuar. Ekzistojnë grante nga BE, dhe ka edhe kredi të buta, dmth të lira për këto qëllime. Ky është një lehtësim shtesë, “tha Zaev.Zaev qëndron në atë që shtetit të lehtësojë dy komunat, me një zgjidhje të përhershme për qëllime të mbrojtjes ekologjike si dhe të liqenit të Ohrit në tërësi.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...