Zaevi,Sllobodani, kushtetuta dhe Rrahman Morinat

Shkruan: Medai SHAHOLLI

Tanimë u bë e qartë si drita e diellit dhe nuk ka çfarë të fshehin më integristët e Ali Ahmetit, se me propozimin e tyre që në preambulën e kushtetutës të shtohet dhe MO ku ne do vazhdojmë të quhemi si bashkësi etnike e 20%,, me këtë shtesë ata u dorëzuan dhe pranuan kapitullimin duke ngritur lartë flamurin e dorëzimit para bordellos qeveritare.

  • Kësisoj, deputetët shqiptarë sidomos më të zellshmit e këtij procesi integristët e Ali Ahmetit do të votojnë ndryshimet kushtetuese njëlloj si kushtetuta e Sllobodanit në Kosovë më 1989 !
    Kushtetuta e Zaevit, e këtij Sllobodani të ri nuk do të njoh status të barabartë të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, pasi Rrahman Morinat shqiptarë po miratojnë me dëshirë skllavërinë e re në “dërzhavën” Severna Makedonija që po na trajton si popull nomad dhe evgjitë të ardhur në kohë të ndryshme që bredh duke kallaisur enët e “dynjasë” në këto troje.

Pasojat e nëpërkëmbjes dhe përdhosjes së dinjitetit tonë kombëtar do t’i vuajnë gjeneratat e reja si popull edhe pse përbën më shumë se një të tretën e popullësisë, por që për hir të interesave të ngushta të pushtetit dhe karrierës së Ali Shukrinjve të rinj, ato do të nënshkruajnë skllavërinë e re me këto ndryshime.StrugaLajm

Tanimë qëndrimet e BDI-stëve dhe xhonturqëve të Besës janë të qarta pro skllavërisë së re në kushtetutë dhe kundër interesave kombëtare.
Intelektualët qyqarë servilë të BDI-së, sa për sy e faqe dalin në konferenca për shtyp për t’u shfajësuar për tradhëtinë që po shkruhet me miratimin e ndryshimeve kushtetuese se nuk duhet harruar statusi dhe gjuha shqipe, dhe pasi mbaron konferenca, ata si langaraqë vazhdojnë të qëndrojnë duarkryq si kurvicat pas përdhunimit që i ka bër përdhunuesi (në këtë rast Zaevi).StrugaLajm

Dhe pas kësaj gjëme nuk ka si të mos t’i përkujtoj vargjet e rapsodit popullor kur thotë:

Robëria shpalos vite
një mallkim që s’hiqet dot…


Loading...
loading...