Zaev:Jemi të hapur që edhe PDSH të bëhet pjesë e qeverisë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se dyert qëndrojnë të hapura edhe në qeveri për të gjitha partitë tjera, por nuk jep detaje për shkak se, sipas tij, fushata e zgjedhjeve lokale ende vazhdon.

“Të gjitha variantet janë të hapura, por gjithsesi ne kemi qeveri të qëndrueshme me BDI-në. Shumica parlamentare pres në të ardhmen të rritet, nëse sjellin vendime një pjesë e partnerëve më të vegjël qeveritarë, siç është Aleancë për Shqiptarët, ne gjithsesi se jemi të përgatitur për alternativa tjera që edhe PDSH të jetë pjesë përbërëse e qeverisë”, u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se koalicionimi me Lëvizjen Besa erdhi pasi që LSDM e përkrahu BDI-në në zgjedhjet lokale, kurse sipas tyre Aleanca për shqiptarët edhe pse gjithashtu është partner qeveritar nuk morri përkrahjen e social-demokratëve.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...