Zana Avdiu: Ku e keni moralin o shqiptare? E kemi vendose ne mes kembeve te gruas!


Nga Zana Avdiu

Qe nga lindja e femijes, kur foshnja eshte vajze, ajo ngarkohet me barren “e ruajtjes se fytyres” te babes, vllaut, familjes e fisit. Dhe krejtesisht e kunderta, kur femiu eshte djale, atij i kerkohet te jete sa me i ashper, dhe i zoti qe te marre sa me shume “ndere” nga vajzat e te tjereve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burreria.

Por, cka nenkuptojme me ruajtjen e fytyres se babes, vellaut, familjes e fisit? Qe vajza te mos vjedh? Jo! Qe vajza te mos vras? Jo! Qe vajza te mos ta rrahe dikend? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nenkuptojme, ruajtjen e virgjerise. Dhe, vajzes i thujet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sXx me askend”. Keshtuqe, nderi i familjeve tona, qenka mes kembeve te vajzave e grave te familjes.

Mbi kete baze, i ndalohet edhe shkollimi, punesimi dhe dalja ne publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtepia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit te familjes. Pastaj, edhe ne rastet kur vajzat i nenshtrohen nje dhune fizike e seksuale, ato mbajne pergjegjesine e fajit, sepse ato nuk eshte dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre ne publik. Pra, vajzat ne kete rast, akuzohen edhe per ekzistencen e tyre, sepse vete ekzistenca e nje vajze, eshte provokim per burrin. Dhe, duke qene e tille, faji bie mbi supet e vajzes.

Por, si mund ta shlyej kete faj, vajza? Sipas standardit te shoqerise sone, do ta shlyej duke u martuar me dhunuesin e saj, dhe keshtu do ta ruaj nderin e familjes e te fisit. Perdhunimi si akt nuk eshte me rendesi dhe nuk konsiderohet krIiim, por humbja e nderit! E, nese perdhunu i martohet me vik timen, atehere ai e pastron nderin e familjes se vajzes, dhe harrohet cdo gje. Pra, ky eshte denimi per dhunuesin, qe te martohet me vajzen! (ta kujtojme se: edhe viktimat e dhunes sekXx te luftes, jane shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse ne kete rast, viktimen e kane pase te pamundur qe ta martojne me dhunu in e saj, dhe disi eshte dashur ta pastrojne nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bere qe ta paguajne keto gra!).StrugaLajm

Ketu nuk eshte me rendesi vuajtja e vajzes, tortura dhe dhuna qe i eshte be dhe qe do ti behet, duke qene e nenshtruar gjithe jeten nga dhunuesi i saj, sepse ajo nuk eshte aspak e rendesishme. Nuk eshte e rendesishme sepse, ajo ka bere faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes. Ajo mbane pergjegjesine qe nuk eshte treguar e kujdesshme, dhe te mos i zgjoj epshet shtazarake te nje burri, dhe keshtu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunu si nuk ka bere gjë, por vajza! (Ta kujtojme, martesa nuk behet per mireqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, cka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e pare me te cilin ka pase lidhje, apo keqtrajtuesin e saj, kur e dime se nje vajze kur e humbe virgjerine, ka humbur vleren e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk eshte e denje te behet grua e dikujt tjeter?StrugaLajm

Ndodh keshtu: ajo do te lincohet nga shoqeria, do te perbuzet, do te mbetet rrugeve e do te keqperdoret trupi i saj, deri ne fundin e saj. Ajo do ta vuaje gjithe jeten, fakti i te qenurit njolle turpi per familjen e saj. Kjo shoqeri do ta denoje viktimen, per te ruajtur nderin familjar, e me kete te gjithe shoqerise.

E duke u bazuar ne te gjitha keto, cka mund te presim tjeter nga polici, mesuesi, mjeku e hoxha? Keta jane pjese e kesaj shoqerie, jane edukuar ne kete fryme te shoqerise. Keta jane nga brumi i kesaj shoqerie.

Si mund te presim qe polici, mjeku, mesuesi e hoxha, qe ta trajtoje vajzen si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj? Si mund te presim qe ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer cdo rregull, kur ka dale jashta shtepise? Ajo nuk e ka permbushur obligimin e saj, por keta do ta permbushin.., do ta sulmojne e keqtrajtojë, sepse ashtu do ta forcojne pafundesisht burrerine e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe nje te tille, ate te vajzes.

Dhe, keto ngjarje do te ndodhin per aq kohe, sa burrat do te nxiten te bejne seXX, e vajzave do tu ndalohet. Keto krime do te ndodhin per aq kohe sa ajo qe eshte e ndaluar per grate, eshte vlere per burrat. Keto ngjarje do te ndodhin per aq kohe sa grate do te trajtohen nga shoqeria objekt seXX e prodhimi, e vegla nen sherbimin e burrit. Pra, shoqeria duhet te mbahet pergjegjese per kete, sepse ajo mundeson ngjarje te tilla.

In : Aktuale

Loading...
loading...