Zbatimi i ligjit për gjuhët, sfidë për institucionet

Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zbatimi i tij mbetet sfida kryesore për institucionet. Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke pranuar se ligji do kohë për t’u zbatuar dhe se politika nuk do të mundet e vetme t’i realizojë të gjitha obligimet që burojnë nga ligji kërkon mobilizimin urgjent të të gjitha palëve.

Janë dy ligje që duhet të miratohen menjëherë, është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve dhe Agjencia. Këto institucione duhet të themelohen, duhet të pajisen me resurse njerëzore dhe me resurse materiale për t’u bërë funksionale dhe ligji jep një dispozitë kohore për t’u përgatitur institucionet. Por mendoj se prej sot duhet të mobilizohen të gjithë resurset politike, akademike, administrative për t’u futur në përdorim. Ajo çfarë është me rëndësi është gjuha standarde shqipe zyrtare. Poqëse prej tash në fillim instalojmë një shqipe jo standarde mendoj se shumë më vështirë do ta kemi më vonë për ta korrigjuar – dekalroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Një nga dispozitat më problematike për t’u implementuar gjithsesi mbetet Neni 23, i cili parashikon harmonizimin e të gjitha ligjeve të tjera me ligjin për përdorimin e gjuhëve në afat prej 1 viti. Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se ligji në fjalë është ‘lex specialis’ që do të thotë se është mbi të gjitha ligjet tjera dhe se rrjedhimisht do të duhet të pësojnë ndryshime një numër i madh i ligjeve ekzistuese. Madje ndryshime do të duhet të pësojnë edhe ligjet e sjella me shumicë prej 2/3, siç janë: Ligji për procedurë penale, Ligji për procedurë gjyqësore, Ligji për kontestet administrative, Ligji për prokurorinë publike, Ligji për Avokatin e Popullit, Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe qindra ligje të tjera. Nga Ministria sqarojnë se edhe në rast se institucionet obligohen t’i respektojnë dispozitat e ligjit të ri, qoftë edhe në rast se nuk ndryshojnë të gjitha ligjet që duhet ndryshuar. Megjithatë a është e mundur të ndryshohen ligjet që kërkojnë votat e opozitës, duke e pasur parasysh përvojën e deritanishme?StrugaLajmStrugaLajm

Mendoj që kontekstet do të ndryshojnë. Opozita dje e mori mesazhin se koha e forcave anakrone, destruktive ka kaluar, prandaj mbeti i vetëm Gruevski në tentativën e tij për ta vazhduar atë politikë. Mendoj që edhe në VMRO DPMNE do të reflektojë dhe do të ndryshojë kjo qasje edhe ndaj shqipe dhe ndaj shqiptarëve dhe ndaj mundësisë për përdorimin e shqipes – theksoi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.StrugaLajm

Sipas ligjit për gjuhët, menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji Qeveria do të zhvillojë program për ngritjen e vetëdijes publike për zbatimin e të njëjtit dhe njëherit do të ndajë buxhet prej 106 milion denarësh për vitin 2018, me mundësi për ndarje të fondeve shtesë. Ndërkaq institucionet në afat prej 6 muajsh duhet t’i realizojnë të gjitha obligimet që dalin nga ligji, në të kundërt do të dënohen me gjobë në vlerë prej 4000 deri në 500 euro. Ndryshime në ligjin për përdorimin e gjuhëve kishte edhe në vitin 2008 dhe 2011, por dispozitat e tyre kishin hasur në vështirësi të shumta për shkak të ngurrimit të autoriteteve dhe drejtorive të shumta për zbatimin e pikave të tij.

In : Aktuale

Loading...
loading...