Zbulimi i ri në sistemin imunitar “mund të trajtojë të gjitha kanceret”

Një pjesë e porsazbuluar e sistemit tonë imunitar mund të shfrytëzohet për të trajtuar të gjitha kanceret, thonë shkencëtarët.

Ekipi nga Universiteti i Cardiffit kanë zbuluar një metodë të vrasjes së kancereve të prostatës, gjirit, mushkërive dhe të tjerëve në testet laboratorike.

Zbulimet, e publikuara në revistën “Nature Immunology”, nuk janë testuar në pacientë, por hulumtuesit thonë se kanë “potencial shumë, shumë të madh”, raporton BBC.

Ekspertët thanë se ndonëse puna është ende në fazë të hershme, është shumë premtuese.

Çfarë kanë zbuluar?

Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër infeksionit, por ai sulmon edhe qelizat kanceroze.

Shkencëtarët po kërkonin mënyra “jotradicionale” dhe të pazbuluara më parë se si sistemi imunitar natyrshëm sulmon tumoret, transmeton Koha.net.

Ajo që zbuluan ata ishte një qelizë T brenda gjakut të njeriut. Kjo është një qelizë imune që mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ka rrezik që duhet eliminuar.

Dallimi është se kjo qelizë do të mund të sulmonte një varg të gjerë kanceresh.

“Ka mundësi që të trajtohet çdo pacient”, tha hulumtuesi, profesori Andrew Sewell për BBC-në.StrugaLajmStrugaLajm

“Më parë, askush s’ka besuar se kjo do të jetë e mundur. Kjo rrit shpresën e trajtimit të kancerit të stilit ‘një madhësi përshtatet për të gjithë’, një lloj i vetëm i qelizës T që do të mund të ishte në gjendje të shkatërronte shumë lloje të kancereve në mbarë popullatën”, shtoi ai.

Si funksionin kjo?

Qelizat T kanë “receptorë” në sipërfaqen e tyre që u lejon atyre të “shohin” nivelin kimik.

Ekipi i Cardiffit zbuloi një qelizë T dhe receptorin e saj që do të mund të gjente dhe vriste një varg të gjerë të qelizave kanceroze në laborator, përfshirë ato në mushkëri, në lëkurë, gjak, zorrë të trashë, në gji, eshtra, prostatë, vezore, veshkë dhe qelizat kanceroze të qafës.StrugaLajm

Ajo që është më e rëndësishmja, indet normale mbesin të paprekura.

Por, se si saktësisht e bën këtë, është ende duke u hulumtuar.

Kjo qelizë e veçantë T ndërvepron me një molekulë të quajtur MR1, e cila është në sipërfaqe të çdo qelize në trupin e njeriut.

Si do të funksiononte kjo në praktikë?

Ideja është që mostrat e gjakut do të merreshin nga një pacient me kancer.

Qelizat e tij T do të nxirreshin dhe më pas do të modifikoheshin gjenetikisht për t’u riprogramuar për t’u bërë me receptor për gjetjen e kancerit, transmeton Koha.net.

Qelizat e “përmirësuara” do të rriteshin në sasi të mëdha në laborator dhe do të ktheheshin tek pacienti. Është i njëjti proces sikurse ai i terapisë CAR-T.

Megjithatë, hulumtimi deri më tani është kryer vetëm në kafshë dhe në qeliza laboratorike, dhe duhen kryer edhe disa teste të sigurisë para se të nisin testet klinike në njerëz.

Çfarë thonë ekspertët?

Lucia Mori dhe Gennaro De Libero, nga Universiteti i Bazelit në Zvicër, thanë se hulumtimi kishte “potencial shumë të madh”, por është në fazë shumë të hershme për të thënë nëse do të funksionojë në të gjithë pacientët.

Daniel Davis, profesor i imunologjisë në Universitetin e Manchesterit, tha: “Për momentin, ky është vetëm një hulumtim bazik dhe s’është afër medikamentit për pacientë”.

“Nuk ka dyshim se është zbulim shumë emocionues, si për zhvillimin e njohurive tona bazike për sistemin imunitar e edhe për mundësinë për medikamente të reja në të ardhmen”.

In : Aktuale

Loading...
loading...