Zbulohen dy hajdutët që grabitën në qytetin e Strugës

Dy hajdutët që plaçkisnin së bashku u kapën në Strugë nga policia.
Siç njoftohet nga policia e Strugës është ngritur padi ndaj 32 vjeçarit nga qyteti i Strugës për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e e kryerjes së dy veprave penale “vjedhje të rëndë” si dhe kundër 29 vjeçarit për shkak të dyshimit të kryerjes së “vjedhjeve ” dhe ofrimin e ndihmës gjatë një veprimi kriminal. Të dyshuarit janë futur në një objekt duke përdorur një mjet të përshtatshëm, nga aty morën një sistem muzikor dhe pajisje elektrike, si dhe në një punëtori ku kanë vjedhur mjete pune . Hajdutët kanë fituar një përfitim të paligjshëm të pronës prej rreth 120,000 denarë.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...