Zbulohet hajduti që vodhi në Strugë, 60 mijë euro me mashtrim!

Stefan Dimoski, zëdhënësi i SPB-së së Ohrit struktur që mbulon edhe rajonin e Strugës informon Strugalajm.com se duke gjykuar se ka konsumuar vepra të dënueshme policia e Strugës ka paditur shtetasin A.R nga Gjorgjia për veprat “Mashtrim” dhe “Falsifikim të parave”.I dyshuari veprat e dënueshme I ka kryer më 7 nëntor të vitit të kaluar në një Këmbimore në rrugën “Marshall Tito” në Strugë.Ai të punësuarit në Këmbimore i Ka kërkuar këmbimin e 60 mijë eurove .Gjatë këmbimit duke shfrytëzuar një moment të përshtatshëm të punësuarit i ka kthyer një zarf me para të falsifikuara(prerje prej 500 euro) dhe është larguar.I punësuari më pas ka konstatuar se paratë janë të falsifikuara.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...