Zbulohet plani “sekret” i Albin Kurtit

Profesori njëherit edhe ish zv. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjikes, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, sidomos raportet mes dy subjekteve të dala të para pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka hedhur dyshime tek të dyja subjektet politike se nuk kanë vullnet për të bashkëvepruar në qeverinë e ardhshme, e sidomos ka akuzuar liderin e VV-së, se po vepron në kundërshtim me rregullat apo parimet e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve që synojnë një marrëveshje politike për të qeverisur me vendin. Vetëvendosja nuk ka vullnet për formimin e koalicionit, pasi që nëse do të ekzistonte një vullnet i tillë, nuk do të duhej që Kurti të lëshohej në konferenca apo paraqitje përmes videove, nuk e propozon kryetar Glauk Konjufcën pa marrëveshje me partnerin me të cilin po synon koalicion, pastaj nuk paraqet emra të ministrave njëanshëm. Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim koalicionin, ajo për qëllim ka pasur t’u tregojë qytetarëve se më duhen ende vota që të arrij atë që dua, me pak fjalë, Albin Kurti po përgatite për zgjedhje të reja”, ka deklaruar profesori Kelmendi.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...