Zbulohet shkaku i sherrit mes aktorëve të portokallisë


Janë zbardhur detaje mbi sherrin që ka ndodhur një ditë më parë mes aktorëve Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Mësohet se zanafilla e konfliktit që çoi një ditë më parë në përdorimin e dorezës metalike, është hershme.

Bëhet fjalë për kohën, kur Lako dhe Hazizi ishin kolegë në spektaklin e humorit “Portokalli”. Konkretisht Lako njihet për rolin e “Kapos”, ndërsa Hazizi për monologjet që bënte.

Burime nga Prokuroria e Tiranës që ka marrë në dorë këtë çështje, bëjnë me dije për Dosja.al se Hazizi e ka akuzuar Lakon dhe ja ka hedhur këtij të fundit fajin për largimin e tij nga spektakli i humorit.StrugaLajmStrugaLajm

“Më hoqi nga puna,”- mësohet të ketë thënë Haziz, që aktualisht është i angazhuar në një tjetër program.StrugaLajm

Ata janë rrahur dje në mesditë në orën 12:15, në bulevardin “Gjergj Fishta” pranë një karburanti.

Në materialin që Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, sqarohet se ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me dorezë metalike aktorin Gentian Hazizi dhe shokun e tij, Elton Myftiu.

Pas sherrit, të dy janë shoqëruar në polici, por tashmë po hetohen në gjendje të lirë.

In : Aktuale

Loading...
loading...