Zeka: Kurrë nuk mundemi të bëhemi shtet, sepse jemi fukara – sado që vjedhim, s’ngopemi


Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për largimin e të rinjve nga Kosova.

Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja, me mbështetjen e 41 deputetëve.

Deputeti Milaim Zeka gjatë fjalimit të tij u shpreh se deputetët bëjnë shumë shpenzime të panevojshme me udhëtime, njofton Klan Kosova.

“Kjo seancë nuk ka pasë nevojë me u mbajtë fare, sepse shkaktare kryesore e ikjes së të rinjve është politika e këtij vendi që prej mbarimit të luftës e këndej”.StrugaLajm

“Ikja masive e shqiptarëve para luftës ka qenë ikje nga terrori fizik, ndërkaq ikja pasluftës është ikje nga terrori psikik. Nuk ka krim më të madh që mundet me i ndodhë ndonjë populli sesa keqpërdorimi i parasë publike”.

“Një pjesë e jona, jo të gjithë, jemi keqpërdorues të parasë publike. Ne edhe si komisione edhe si deputetë iu dërgojmë letra institucioneve të shteteve të huaja, i lusim me na thirrë në vizitë. Pra, nuk është që dikush na thirrë neve në vizitë, por na i lusim me na thirrëë. Pra, vizita pa lidhje. Edhe Kryetari i Kuvendit kur shkon në Hungari e Japoni bën be që po shkon me pare të babës”.StrugaLajm

Zeka tha se miliona euro keqpërdoren nga shumë zyrtarë të Kosovës dhe se kështu kurrë nuk do të ketë zhvillim.

“Zoti më së shumti e ka dënuar Kosovën pasi miliona euro vidhen nëpër tunele që ndërtohen. Miliona euro vidhen në trajnime që mbahen jashtë shtetit, ato duhet të mbahen në Kosovë”.

“Nuk mundemi të bëhemi shtet kurrë, sepse jemi fukara. Sado që vjedhim, nuk ngopemi kurrë”.

“Mbi bazën e kësaj seance kërkoj të mbahet seancë e jashtëzakonshme për keqpërdorimin e parasë publike”.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...