Zgara më e madhe në botë me 10 tonë mish (FOTO)

Njëqind kuzhinierë kanë gatuar më shumë se 10 tonelata mish, duke i dhënë Uruguajit, çmimin e rekordit “Guiness” për përgatitjen e zgaras më të madh në botë. Rekordi mbahej nga Argjentina fqinje prej një dekade. I organizuar në qytetin e vogël të Minas (në jug të vendit me 40 mijë banorë), maxi-barbecue i janë dashur 60 tonelata dru dhe disa orë përgatitje, në mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës. “Ne jemi përgatitur prej tetorit, – ka treguar Robert Bayarres, shefi i projektit. – Dhe kemi shpërndarë 4 mijë kg sallatë ruse si pjatë shoqëruese. Nëse do ta kisha ditur, do të bëja kërkesë për “Guiness” edhe për sallatën ruse, por nuk patëm kohë”, – ka thënë ai duke qeshur. Sporti kombëtar në Uruguaj, si në Argjentinë, barbeceu, është një rekord i synuar nga të dyja vendet nga viti 2008, kur Uruguaji bëri “shpërthimin” e parë me një zgare gjigante. Në 2011-ën, Argjentina e kishte mposhtur duke triumfuar në rivalitetin mes dy fqinjëve.

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

A total of 16,500 kg of beef are grilled in Rodo Park in Minas, Uruguay, 120 km from Montevideo, in an attempt to break the Guinness record for “The World’ s Biggest Barbecue”, on December 10, 2017. / AFP PHOTO / MIGUEL ROJO


Loading...
loading...