Zgjedhjet , ja disa prej kryetarëve të nëndegëve të Aleancës së Strugës

Aleanca për Shqiptarët këtyre ditëve po zhvillon zgjedhjet e brendshme partiake në prag të Kongresit që do të mbahet në muajin Mars.
Kanë përfunduar zgjedhjet në disa nëndegë të Aleancës së Strugës.
Kryetar në nëndegën e qytetit u zgjodh, Ilir Guzi, në Dollogozhdë u zgjodh Fatmir Shaqiri, ndërsa nëndegën e Koroshishtit do ta drejtojë Bari Asani.
Nëndega e Livadhisë zgjodhi Dritan Reçin, kurse nëndegën e Veleshtës do ta drejtojë Emin Kupa. Belica e Poshtme zgjodhi Rruzhdi Istrefin, Frëngova Rasim Iljazin, nëndega e Zagraçanit do të drejtohet nga Zudi Bajrami, Tateshi i Epërm nga Ikmet Ibrahimi dhe Kalishti nga Jusuf Mimini.
Gjatë ditës së nesërme pritet të përfundojnë zgjedhjet në nëndegët e mbetura, ndërsa javën e ardhshme do të zhvillohet Kuvendi i Degës së Strugës, ku do të zgjidhet Kryetari i degës, Kryesia, Delegatët e Kongresit dhe do të propozohen anëtarët për Kuvendin Qendror të partisë.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...