ZGJIDHJE TË PËRHERSHME POLITIKE PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI-Musa MUSAI

 

Shkruar nga Dr. Prof. M.MusaiStrugaLajmStrugaLajm

U bë afër një shekull shqiptarët në Maqedoni, rrëshqasin pa kontrollueshëm si në akull, prej politikës sllave, me ndikime dhe interesa të mëdhaja nga Serbia dhe Rusia. Kohën e fundit shumë takime dhe organizime të fshehta politike po bëhen në dam të popullatës të shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët edhe më tutje po martirizohen, viktimizohen, etj. Pse ndodh gjithë kjo kështu me ne, jemi dele të zeza, apo dele të bardha. Gjendja momentale për shqiptarët në Maqedoni kërkon zgjidhje të përshershme dhe jo lojëra pakufi.
Maqedonia është e mbarsur me sherre, gafe, urrejtje, hile, keqëkuptime dhe stërkamëza, kundër ekzistimit të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo tregon gjendje jo stabile dhe jo mirëkuptim për tolerancë, për bashkëjetesë. Në Maqedoni nuk ka kompromis politik, por dhunë politike. Pse ndodh gjithë kjo kështu ? ! …
Fajtor kryesor janë vet shqiptarët, poashtu edhe maqedonët. Kur e them shqiptarët fare nuk ngurohem të them dhe nuk turpërohem, ngse kemi qen dhe ende jemi shërbëtor, në shërbim të keqës të mosrealizimit të aspiratave tona gjithëkombëtare. Momentalishtë partitë politike shqiptare, nuk e kan idenë, se sa janë duke gabuar dhe duke i fryer zjarrit antikombëtar shqiptar. Populli kërkon zgjidhje të përhershme politike, me të gjitha vlerat e barazisë nacionale dhe jo copëza politike. Copëza politike gjithëmonë kemi pasur dhe kurrë nuk kan sjellë fat dhe definim të plotë për zgjidhje të përhershme politike, por hiqe dhe mos e këput.
Unë i kuptoj disa veprime të fshehta që bahen në dam të politikës për popullin shqiptar. Por vërte nuk e kuptoj kur haptas në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill deputetët e VMRO DPMNE së, kurkonin gjak, vdekje dhe shfarosje të shqiptarëve.Lideri politik i BDI së z. Ali Ahmeti e mer guximin dhe thotë se ata janë të mirë dhe duhet të falen, apo amnestohen. Kjo tregon një sëmundje të thellë paranoike të bashkëpunimit, me vrasësin tand. Paftyrësia shumë e madhe është kur e thotë, se duhet amnestuar kriminelët, vrasësit, dhunuesit e popullit shqiptar. Por nuk e sheh të arsyeshme të ngjeshe rradhët në partinë e tijë në BDI me frymë të re politike dhe vizion të ri demokratik. Jo ashtu z. Ali Ahmeti, na ke lodh afro 20 vjetë, me paaftësi njerzore dhe politike, këndellu se veprimi yt politik është i gabueshëm dhe nuk dua të japi komente.
Përpjekjet e shqiptarëve intelektual në Maqedoni, për zgjidhje të barabartë politike, gjithëmonë kan qen prezente në të gjitha kohërat. Ne nuk kërkojmë armë, nuk kërkojmë luftë, nuk kërkojmë vrasje dhe komora për vdekje të maqedonëve, ne kërkojmë hisen tonë, të barabartë si komb se jemi mbi 40 % shqiptar në Maqedoni. I kemi kuptuar të gjitha padrejtësitë dhe të gjitha krimet që na janë bërë mbi shpinën dhe kurrizin e pafajshëm të shqiptarëve në Maqedoni. E keqja politike nuk premton zgjidhje dhe nuk garanton paqë. Kjo gjendje kuturu politike, na i pshtjellon padrejtësishtë veprimet antishqiptare. Duhet kërkuar faktorët dhe shkaktarët, ato janë: mosbashkëpunimi midis shqiptarëve, jo toleranca, mungesa e vizionit, paaftësia, interesi për korrupcion apo vjedhjet pa kufi, mosndjenja kombëtare dhe shumë dukuri tjera nergative. Pra kryevepra e të gjitha atyre marskaralliqeve anti shqiptare, është mos bashkimi politik i shqiptarëve për qëllime të përbashkëta kombëtare.
Referendumi i cili dështoi para disa ditëve, ishte organizim i hapt kundër NATOS dhe SHBA ve. Këtë mirë e pregaditi Rusia në dam të shqiptarëve. Tani kjo lojë vazhdon me dorëheqjen e Kryeministrit të Greqisë. Kështu mund të ndizet një zjarr i madh në të cilin do të digjen shqiptarët, por mos harrojnë edhe të gjithë ata që i kan fry këtij zjarri. Gjithë kjo paaftësi politike që ndodh në Ballkan në një shtet, që nuk e meriton të quhet shtet, vendos për lojën e vdekjes, lojën e pakuptimtë.
Janë minutat e fundit që shqiptarët duhet të vetëdijesohen dhe bashkohen, të zgjohen prej gjumit letargjik shekullor. Koha nuk pret, këthim prapa nuk ka, zëri ndjellakeq po dëgjohet në të gjitha kuzhinat politike sllave, por edhe në ato të paaftësive shqiptare.
Jam me shpresë se arsyeja për të ardhmen, do të dominoj dhe do të triumfojë.StrugaLajm


Loading...
loading...