Zhaku:Qazimoski dezinformoi opinionin

Pas prononcimit sot te ish Kryetarit te Keshillit te Komunes se Struges, Abdulla Qazimoski ne Strugalajm në  ne lidhje me ate se LSDM-ja po shkel Këshillin duke mos respektuar rregulloren, Masar Zhaku nga Administrata komunale e Komunes se Struges, i punesuar ne Njesine per mbeshtetje te kryetarit te komunes dhe organizim te seancave te keshillit, demantohet ky qendrim si ne vijim: Demantojme qendrimin e ish Kryetarit te keshillit z.Abdulla Qazimoski, per hir te se vertetes, opinioni eshte i dezinformuar, Keshilli i Komunes se Struges ka punuar konform dispozitave ligjore, kjo eshte me se e vertet. Qazimoski ka te drejte te bej politik, por nuk ka te drejte te dezinformoje mbi menyren e funksionimit te keshillit! – Risto Qushkoski,keshilltari nga radhet e LSDM-se eshte anetari me i vjeter i Keshillit, ai ne pajtim me nenin 47 pika 5 nga Ligji per veteqeverisje lokale udheheq me seancen e keshillit, dhe kjo eshte plotesiaht ligjore. Cdo qendrim tjeter ne lidhje me kete ceshtje eshte trillim. I kujtojm opinionit se ne kete menyre ka udhehequr me seancat e Keshillit edhe Kryetari i Komunes z.Mustafa Zabzun gjate vitit 2013 kur ai ishte keshilltar ne keshillin komunal sepse ai ishte anëtari me i vjeter i Keshillit.

Deshmi:StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...