Zhduken makinat luksoze brenda ditës në Shkup?!

Një shkupjan ka mbetur pa veturën e tij luksoze xhip gjatë ditës derisa ka bërë pazar në një market afër tregut në lagjen Taftalixhe, informojnë nga MPB.

24 vjeçari ka lënë çelësat në veturë Land Rover dhe derisa ka blerë në market, hajnat janë futur në makinë dhe kanë ikur me shpejtësi.StrugaLajm

Për fat të pronarit, brenda gjysëm ore, policia ka gjetur makinën e tij luksoze të lënë në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë.StrugaLajm

“Më 13 nëntor personi S.E (24) nga Shkupi ka lajmëruar se në ora 8.40 minuta nga dy persona të panjohur i është vjedhur makina xhip e markës Land Rover me regjistrim të Shkup, pasiqë kishte lënë çelësat brenda në makinë dhe atë ndezur, në ndërkohë ka dëgjuar hapjen e dyerve por nuk ka mundur të ndalojë vjedhjen, mirëpo policia në ora 09.05 minuta e ka gjetur makinën luksoze në rrugën drejt Tetovës në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në ora 14.00 makina i është dorëzuar pronarit, ndërsa MPB ka marë të gjitha masat për zbulimin e autorëve”, thuhet në raportin e MPB.

In : Aktuale

Loading...
loading...