Ziadin Sela deklarohet për koalicionin LSDM-BESA

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar koalicionin e arritur midis LSDM dhe Lëvizjes BESA, por edhe reagimet e BDI-së ndaj këtij koalicioni.

“Sojuzi i mëhershëm BDI-LSDM po kundërshton një ‘sojuz’ të tanishëm LSDM-Lëvizja Besa. Partitë politike kanë autonominë e tyre dhe ne e respektojmë autonominë e çdo subjekti politik por qëndrimi jonë është që një koalicion i tillë është i gabuar, një koalicion i tillë nuk maksimalizon votën shqiptare por përkundrazi, krijon parakusht që në një të ardhme dikush të marrë të drejtën, duke mos pasur as parti politike brenda por vetëm eksponentë shqiptarë brenda, të thyej atë parim të vendosur në vitet ’90”, ka theksuar kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Ziadin Sela,
kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...