Ziadin Sela dhe ASH,nesër zbarkojnë në Tetovë

Nesër në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët organizon debat të hapur para qytetarëve. Situata aktuale politike dhe zhvillimet e fundit në skenën politike do jenë temë kyçe e debatit.

Në panelin e diskutimit do të jetë prezent lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ish zv. Ministrja për Punë të Jashtme, Arta Toçi si dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Agon Ferati.

Tetovarët do të kenë mundësi që nesër për së afërmi të parashtrojn pyetje liderit të ASH-së Ziadin Sela si dhe panelistëve të tjerë. Debate të tilla Aleanca për Shqiptarët i organizon në shumicën e qyteteve, duke treguar një formë të re të komunikimit politik me qytetarët për të dhënë llogari si dhe për të marrë sugjerime nga ana e tyre.

Debati i nesërm organizohet në Restorant Dinamika, me fillim në ora 19.00.
Aleanca për Shqiptarët edhe njëherë i fton qytetarët që të mos i kursejnë pyetjet e tyre kundërdrejt lidershipit të saj si dhe të jenë pjesmarrës aktiv në tematikat politike që do të përfliten nesër.

In : Aktuale

Loading...
loading...